Televizionet: "Armepushim" veror per ekranet shqiptare
Nga Korrieri

Hapja e sezonit te veres ka perkuar me mbylljen e atij te spektakleve televizive. Pas sfidave te "egra", televizionet rimarrin veten ne vere me ristrasmetime te programeve te nje viti. Pak programe verore dhe filma, per tu rikthyer serish ne gare ne shtator



Beteja e "eger" e talk-show shqiptare ka marre armepushimin veror. Te ftuarit Vip; politikane, artiste e njerez te thjeshte, qe mbushnin studiot televizive, duke diskutuar mbi tematiken e dites do te duhet te presin shtatorin tjeter per tu rishfaqur serish ne ekran. Kjo, jo aq per nje zgjedhje te tyre (per te mos konsumuar figuren pershembull), sesa nje praktike e njohur e mbylljes se sezonit te spektakleve. Diku me nostalgjike e diku me te ftohte kane filluar te mbyllen njeri pas tjetrit.

E premtja, dita ku spektakli kishte pushtuar te gjitha ekranet shqiptare do te filloje ta ndjeje vaktesine e saj. "Kombinat show" i drejtuar nga gazetari Enkel Demi ne TV Klan, i mbylli dyert e tij kete jave, me te ftuarit me pikante te programit, i cili nisi ne nentor te vitit te kaluar. Mes batutave, publikut, qe per here te pare behej protagonist ne poltronet e "Kombinatit", Demi i ka lene takim teleshikuesve te Tv Klan, sezonin e ardhshem (dmth ne shtator) ndoshta me nje talk-show te ri. Ne te njejten fashe orari me Tv Klan, edhe Alban Dudushi i jepte "lamtumiren" besnikeve te oreve te vona te programit te tij "Top Show" ne Top Channel. Fillimi i kampionatit europian te futbollit ishte tema e fundit per te cilin u diskutua, por nuk munguan dhe diskutimet e organizatoreve te ketij programi, per veshtitresite dhe lodhjen qe kishin provuar te gjithe ata qe qendronin pas kamerave, ne menyre qe "Top Show" te krijonte linjen e vet. "Vizion +" do ta mbaje fort te premten edhe kete jave me finalen e madhe te "Krasta show & Ethet". Marsida Saraci dhe Luiz Ejlli do te sfidojne njeri tjetrin me interpretimin me te mire, per te fituar cmimin e pare te Etheve. Pas se cilave edhe e premtja e Vizionit, do te zevendesohet me ndonje dokumentar apo film. Arian Cani, nuk dihet se edhe per sa kohe do te vazhdoje me "Zonen e tij te lire". Nje program, i cili propozon tematika te ndryshme dhe debate mes te ftuarve, qe prezantohen ne nje menyre shume te vecante nga gazetari Cani.



Programet verore, ulet sfida

Thatesira e stines se veres do te trasmetohet edhe ne ekranet shqiptare. Pjesa me e madhe e tyre nuk ka menduar ndonje spektakel te vecante per stinen e nxehte, e cila ka filluar te ndjehet shume ditet e fundit. "Nuk eshte menduar nese do te kemi emisione te reja, apo do te procedojme me keto qe kemi", pohon drejtoresha e programacionit ne Televizionin Arberia, Ariana Semini. Formula, qe do te ndjeke programet verore, ne pothuajse te gjitha televizionet, do te jete ajo e ritrasmetimit te spektakleve te zhvilluara gjate nje viti. Nje thatesire e tille, eshte tipike, jo vetem ne ekranet shqiptare, por dhe ne ato te te gjithe botes. I vetmi ngushellim do te jene filmat. TV Klan, do te vazhdoje te trasmetoje klasiket e medhenj, telenovela, momentet me pikante te emisioneve te shumta, te trasmetuara prej tij si: "Kombinat Show", "Opinion" apo dhe ato te spektaklit te madh "Gjeniu i Vogel", nga finalja e te cilit mungojne pak jave. Shikuesit do ta kene me te lehte per te levizur me tekomande, pa qene ne dilemen e preferenmces se njerit kanal televiziv apo tjetrit. Dileme e cila mendohet te kthehet serish ne shtator, ku priten spektakle te reja, terheqese dhe qe do ti mbajne gjate, spektatoret para ekranit.

AlbMuzika.Com