Tirana Jazz Fest 2006
29
Maj - 3 Qershor 2006

Tashme po kthehet ne nje tradite qe Tirana te kaloje disa nete te bukura nen tingujt e muzikes xhaz. Ky eshte edicioni i peste i Tirana Jazz Fest organizuar nga Moving Culture ne Amfiteatrin e Akademise se Arteve nga data 29 Maj deri ne 3 Qershor 2006. Muzika fillon cdo mbremje ne oren 20:00 dhe artdashesit e muzikes xhaz do te kene mudnesine te shijojne virtuozitetin e disa muzikanteve nga e gjithe bota.
Hans-Joachim Roedelius, presidenti i nderit i TirJazzFest06, shprehet se 'pas suksesit te papare te festivalit te vjetshem, Moving Culture eshte krenare te organizoje edicionin e 2006-es. Nepermjet atmosferes ritmike nen netet e nukura Tiranase, TirJazzFest po krijon keshtu nje histori te mirefillte te muzikes xhaz ne Shqiperi ku muzikante te ndryshem mund te shkembejne tingujt dhe lojen e tyre muzikore'.


Kliko ketu per te zmadhuar programin
Programi i TirJazzFest 06
29 Maj
Dorit Chrysler (Austri/SHBA)
George Taylor (Angli)
30 Maj
Louie Austin (Austri)
Hans-Joachim Roedelius & Jurij Novoselic in 'Happy Kitchen' (Kroaci/Austri)
31 Maj
Nicolas Simion (Rumani)
1 Qershor
Luca Ciarla & Enzo Ruggeri (Itali)
Horstmann, Wiedmann, Daneck (Gjermani)
2 Qershor
Moon Inhabitant (SHBA/Kosove)
Leda Atomica Musique "Freres des Mers" (France)
3 Qershor
Tir Jazz Orchestra (Shqiperi)
Philharmonic Band of Athens Municipality (Greqi)
________________________________________________
'Moving Culture', ose 'Kultura ne Levizje' ne Shqip, eshte nje organizate rinore jo-qeveritare dhe apolitike. Organizata filloi aktivitetin e saj ne Nentor 1999 me qellimin e rritjes se aktivitetit artistik dhe komunikimit midis te gjitha disiplinave te artit. Moving Culture kontribuon prej vitesh ne krijimin e nje strategjie kulturore dhe artistike ne Shqiperi. Ajo organizon aktivitete te ndryshme si koncerte, ekspozita, shfaqje teatrore, simpoziume duke kerkuar qe te perqendroje vemendjen ne permiresimin e jetes kulturore dhe artistike ne Shqiperi.
Radio AlbMuzika e rekomandon kete Festival si nje nga aktivitetet artistike me argetuese te vitit ne Tirane. Pjesemarrja juaj do te mbeshteste iniciativa te tilla dhe do siguronte vazhdimesine e tyre ne vitet pasardhese. Te gjithe xhaz-dashesit jane te mirepritur tek Akademia e Arteve.
Per me teper informacion klikoni ketu
__________________________________________________________________________________
AlbMuzika.Com