05 Mars 2004

Qytetet Zvicerane Zurich dhe Gjeneva ishin nder 10 qytetet me te mira ne bote per sa i perket cilesise se jeteses urbane. Nder 30 qytetet me te mira ne bote, 17 jane ne Evrope.
Kjo rezulton nga studimi i fundit i bere prej nje shoqerie kerkimore Britanike.





Kryeqyteti i Irakut, Bagdadi, ishte i fundit ne listen e 215 qyteteve ne bote sipas Mercer Human Resource Counsulting, nje kompani kerkimore Britanike.

Vankuveri ne Kanada, Viena ne Austri ishin se bashku ne vendin e trete te kesaj liste.

Studimi qe behet per te informuar diasporat e ndryshme qe jetojne ne keto qytete, analizon kriterie te ndryshme qe nga shendetesia, arsimi, transporti publik, siguria shoqerore si dhe faktore te ndryshem ekonomike dhe mjedisore.

Disa Vende Evropiane, Australia dhe Zelanda e Re dominuan listen e ketij viti te kaluar me qytete si Aukland, Berne, Kopenhagen, Frankfurt dhe Sidni, te gjithe ne 100 me te miret.

Kercenimi i Terrorizmit

Studimi u be kryesisht ne Nentor 2003 dhe perdor Nju Jorkun si epiqender duke u bazuar mbi nje pikavarazh prej 100 pikesh. Nju Jorku ishte i 38-ti ne liste (nga vendi i 44 vitin e kaluar), rreth 6.5 pike pas Zyrihut dhe Gjeneves.
Studimi arriti ne perfundimin se rrethanat qe po shoqerojne "luften kunder terrorizmit" te drejtuar nga administrata e presidentit Bush, kane ndikuar per keq ne cilesine e jetes ne shume qytete Amerikane dhe ne disa qytete te Lindjes se Mesme dhe Afrikane.

Qytetet me te mira per cilesine e jeteses:

1. Zurich, Zvicer
2. Vancouver, Kanada
3. Vienna, Austri
4. Gjeneva, Zvicer
5.
Sydney, Australi
6. Auckland, Zelande e Re
7. Copenhagen, Danimarke
8. Frankfurt, Gjermani
9. Bern, Zvicer
10. Munich, Gjermani

Qytetet me cilesine me te keqe te jeteses:

Pointe Noire, Kongo
Baghdad, Irak
Bangui, Republika Qendrore Afrikane
Brazzaville, Kongo

Qytetet me sigurine me te larte (kriminaliteti, ligji dhe stabiliteti i brendshem)

1. Luxembourg
2. Bern, Zvicer
3. Geneva, Zvicer
4. Helsinki, Finlande
5. Singapor
6. Zurich, Zvicer
7. Nagoya, Japoni
8. Omuta, Japoni
9. Osaka, Japoni
10. Tokyo, Japoni

Shenim: Qytetet me te sigurta ne Ameriken Veriore jane qytetet Kanadeze
per sigurine e larde dhe ushtrimit te ligjit qe ofrojne.

Qytetet me te pasigurta:

1. Bangui, Republika Qendrore Afrikane
2. Abidjan, Bregu i Fildishte
3. Pointe Noire, Kongo
4. Brazzaville, Kongo
5. Luanda, Angola.

Te gjitha keto qytete kane perjetuar levizje popullore,
kriminalitet te larte dhe ushtrim te dobet te ligjit nga forcat e rendit.

Milano, Athina dhe Roma ishin qytetet me te pasigurta ne Evropen Perendimore per
shkak te kriminalitetit te larte. Ndersa ne SHBA, Washington DC ishte qyteti me i dobet per
sa i perket sigurise personale.



Shume qytete Amerikane kishin rene me poshte kete vit per shkak te masave te ndryshme qe jane marre per te mbrojtur njerezit nga terrorizmi. Honolulu dhe San Francisko, ne vendin e 24 ishin qytetet me te mira Amerikane ndersa Atlanta kishte rene ne vendin e 66.
Kartumi ne Sudan, Brazaville dhe Pointe Noire ne Kongo, si dhe Bangui ne Afrike iu bashkangjiten Bagdadit si vendet me cilesine me te keqe te jetes. Bagdadi qe vitin e kaluar u pushtua nga forcat Amerikane dhe Britanike, kishte rene 16 pike ne vendin e fundit.

Ndoshta pika me e rendesishme e ketij studimi ishte fakti qe terrorizmi ne Lindjen e Mesme dhe krizat ekonomike dhe politike ne shume vende Afrikane, kane rritur distancen midis qyteteve me te larta dhe me te poshtem ne listen e 215 qyteteve boterore.


AlbMuzika.Com