Drama e Prostitutave Shqiptare
Kunati i Rovenës vinte nga puna dhe e rrihte aq keq saqë ajo nuk ngrihej dot më në këmbë. 15-vjeçarja flinte në tokë në shtëpinë e së motrës. E goditur rëndë nga varfëria në vendin e saj, Shqipërinë, ajo mendonte se jeta s'mund t'i shkonte më keq. Më pas ajo takoi një djalë të ri, "princin e saj të kaltër". Ai i tha se e donte. I premtoi se do ta merrte me vete në Perëndim dhe do ta bënte të lumtur. Por, "princi" i Rovenës doli të ishte një trafikant i dhunshëm. Dhe si shumë vajza të tjera shqiptare ajo përfundoi si një skllave seksi në Angli. U trajtua si kafshë për vite të tëra. Për qejf, tutorët e ulnin në gjunjë Rovenën dhe përdornin barkun e saj si një tavolinë ku mund të thithnin kokainën. Ata e detyronin të bënte seks me shumë njerëz. Një natë ajo pati 26 klientë. Dhe një herë kur nisi të qante nga turpi dhe dhimbjet, ata ia thyen gishtat e dorës duke ia kapur me një derë. Ajo pati të paktën pati aq fat sa t'i shpëtonte tregtisë së seksit. Por e gjithë kjo e ka sfilitur për gjithë jetën. "Do të doja të bëja dashuri një herë të vetme me një njeri që do ta doja vërtet. Por me gjithë ato që kam kaluar, s'besoj se do ndodhë ndonjëherë", thotë ajo. Jeta-ferr e Rovenës nisi me vdekjen e të atit. Ai dhe fqinji përballë nuk ranë dot dakord për pronësinë e zonës para shtëpisë dhe fqinji e zgjidhi çështjen duke e vrarë të atin e Rovënes. E mbetur pa shtëpi, Rovena dhe e ëma shkuan të jetojnë me motrën dhe të kunatin. Atij i pëlqente të pinte dhe Rovena i duhej për të nxjerrë inatin dhe nervat e veta. Rovena nuk shkoi më në shkollë sepse i vinte zor nga shenjat që kishte gjithandej. Mendoi se të rrahurat nuk do mbaronin kurrë. Më pas, erdhi Besniku 24-vjecar dhe Rovenës nuk i besohej se do shpëtonte. Ai e ndaloi në rrugë dhe i tha se e dinte se ajo po vuante. I tha se donte ta ndihmonte. "Ishte princi im i kaltër" thotë Rovena. "Më tha se isha e bukur. Se më donte". Të dashuruarit nuk pritën shumë. Rovena bëri gati plaçkat, u përshëndet me të ëmën dhe hipi në një mercedez të vjetër me Besnikun dhe disa burra të tjerë. Udhëtuan për gjithë natën. Kaluan kufirin grek dhe iu drejtuan Athinës. "Besniku me tha se do të gjenim punë. Mendoja se do nisnim një jetë të re. Gjithnjë kisha dashur të ikja nga Shqipëria, tashmë ia kisha dalë. Besniku më tha se do të martoheshim, por kur mbërritëm në Greqi nuk e përmendi më këtë".
"Morëm karta identiteti false dhe hipëm në target për në Itali. Ai pagoi për gjithcka. E doja, ndaj e lashë të organizonte gjithçka", thotë Rovena. Kur ajo dhe Besniku mbërritën në Milano, i dashuri i kujdesshëm ndryshoi. Ai i tha Rovenës se do t'i duhej të shiste trupin e saj në mënyrë që të fitonin para. Ai e mbylli në një apartament dhe i dërgonte çdo natë burra. I merrte paratë që kishte fituar. Nëse s'ishin shumë, miqtë e tij shqiptarë e rrihnin atë. "I thosha se doja të kthehesha te nëna ime", tregon Rovena. "Në fakt nuk doja të jetoja më". Besniku kishte dëgjuar se biznesi ishte më i mirë në Angli. Kishte palestra dhe sauna dhe njerëzit kishin më shumë para. Besnikut i kishin thënë se jashtë Londrës, mund të bëje thuajse çfarë doje. Rovenën e dërguan njëherë në Bruksel. Por, ajo dhe Besniku u grindën keq dhe policia i dëgjoi. Besnikun e arrestuan dhe e dërguan ën burg. Rovenës i dhanë strehim, por ajo s'donte të bashkohej me familjen nga turpi që ndjente. Ajo u nis për në Angli, e fshehur në një kamion, së bashku me 15 vetë të tjerë. Ajo u arrestua nga policia sapo zbriti nga anija që i çoi në Angli. Aty u strehua dhe siguroi statusin e azilantes. Nisi punë në një kafene, por djemtë shqiptarë vazhdonin t'i bënin presion për t'iu kthyer punës së mëparshme. "Ata më çuan në një shtëpi të vjetër në një stacion hekurudhor në Paddington. Rovena punoi në atë shtëpi të vjetër publike në Paddington, e detyruar të bënte 16 orë seks në ditë. Klientët paguanin 30-50 paundë për gjysmë ore. Kur një nga vajzat e bordellos i refuzoi një ditë klientët, tutorët i thyen gishtat e dorës dhe i qethën kokën për ndëshkim. "Nuk duhet të flisnim me askënd. Nuk kisha ku të shkoja. Nuk njihja njeri. S'i besoja dot askujt", thotë Rovena. Njëherë e dërguan në spital pa ndjenja për shkak të rrahurave shtazarake. Rovena u ndalua disa herë, ndërsa e rrihnin në rrugë, por për të mbrojtur tutorët që e kishin kërcënuar me vdekje nuk tregonte se e kishin detyruar të prostituonte. Ajo u shpëtoi atyre, kur policia bëri një kontroll në shtëpinë publike. Më pas u kthye në Shqipëri. Rovena ende jeton me frike se tutorët do vijnë e do ta gjejnë sërish. Emrat në këtë histori janë ndryshuar për ta mbrojtur atë. Ka qindra raste të tilla si ai i Rovenës në Shqipëri. Tutorët atje e dinë se mund të fitojnë më shumë e të rrezikojnë më pak duke trafikuar skllavet e seksit në vend të drogës dhe armëve. Disa prej tutorëve përpiqen me muaj të tërë të bindin vajzat e varfra dhe familjet e tyre për dashurinë e tyre. Ata u premtojnë botën derisa viktimat të ndahen nga të afërmit. Anglia është tregu i tyre i preferuar. Avni Jasharllari, kreu i njësisë shqiptare antitrafik, thotë se tani qindra trafikantë i janë drejtuar Anglisë, Holandës, Suedisë e Norvegjisë. "Kemi të dhëna për 330 kriminelë shqiptarë që fshihen në Angli, ata i kanë shtrirë aktivitetet e tyre atje", thotë ai. Dy të tretat e vajzave të tregtisë së seksit janë nën 18 vjeç. Nëse kthehen në shtëpi, askush nuk i pret. Prostitucioni është mëkati më i rëndë që një grua mund të kryejë më vendin me shumicë myslimane. Rovenës i duhet të jetojë duke gënjyer, duke thënë se ka punuar në një kafene angleze. Ajo e di se kunati mund të bëjë shumë më tepër se keqtrajtimi nëse e merr vesh të vërtetën. Por pavarëisht kësaj fjalët janë përhapur tashmë. Ajo nuk del dot jashtë për shkak të turpit nga fqinjët. Për Rovenën është më e thjeshtë çështja. Disa ish-skllave të seksit damkosen për gjithë jetën. Bashkëfshatarët i fyejnë dhe i poshtërojnë dhe askush nuk u jep punë. Spartak Guma, kreu i njësisë antitrafik në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, tregon historinë e një vajze që denoncoi tutorët e saj. Na u desh ta shoqëronim atë me truproja dhe makina me xhama të errët rrugës për në shtëpi. Kur arritëm në qytetin e saj, tamam te dera e shtëpisë së saj ishte shkruar me shkronja të mëdha "Prostitutë". Shumë ish-skllave të seksit duhet të nisin jetën nga e para në qytete të panjohura. Shumë bien sërish pre e trafikantëve. Rovena nuk është pa mend. Ajo e di se c'ka kaluar dhe nuk do ta bënte më kurrë. Ëndërron për një burrë të dashur dhe fëmijë dhe para aq sa për të bërë një jetë normale. Por, thotë se e di që nuk mund ta gjejë këtë në Shqipëri. Mbetet e dëshpëruar, me shpresën për t'u larguar. Mënyra e vetme për ta bërë këtë është ajo ilegale. Ka vërtet rrezik që ajo të përfundojë sërish në lojën e dikurshme, ashtu si shumë të tjera para saj.
AlbMuzika.Com