10 Mars 2004
Filimi “Pasioni i Krishtit” kalon shifrën $200 milion në dy javë.

Filmi i fundit i Mel Gibsonit “Pasioni i Krishtit”, e kaloi shifrën prej $200 milionë dollarësh pas vetëm dy javësh në sallat e kinemave të Amerikës së veriut. Tashmë ky film ia ka kaluar edhe trilogjisë “Lord of the Rings” që fitoi shumicën e cmimeve në ceremoninë e Oskareve. Rekordi aktual i shitjeve mbahet nga “Spiderman” qe realizoi $200 milionë në 9 ditë. Megjithatë sipas Bob Berneit, distributorit të Pasionit, ky film tashmë po kthehet në një eveniment ose fenomen që ka hapur shumë debate në shumë sfera të shoqerisë Amerikane.
Në fakt, debatet filluan shumë muaj para hapjes së filmit në kinema. Argumentet ishin të forta meqë bëhej fjale për 12 orët e fundit të jetës së Jezu Krishtit. Disa grupe Cifute u ankuan se ky film inkurajon anti-semitizmin në botë ndersa në të njëjtën kohë është vlerësuar nga të Krishteret në shumë kisha Amerikane të cilat prenotuan salla të tëra kinemaje për anëtaret e tyre gjatë javës së parë të shfaqjes.
Filmi fillon me skenën ne Kopështin e Ullinjve (Getsemani) ku Krishti kishte shkuar per t’u lutur pas Darkës së Fundit. Atje ai tundohet nga Djalli dhe tradhëtohet nga dishepulli it tij Juda. Krishti arrestohet dhe i dorezohet Farisejve, priftërinjve Cifutë në Jeruzalem. Ata e gjykojnë duke e akuzuar mbi të gjitha per Blasfemi, dhe e dënojnë me vdekje por duke refuzuar ekzekutimin e tij. Për këtë, ata ia dorezojnë Pilatit, guvernatorit Romak në Jeruzalem. Pilati, duke parë një konflikt politik mes shtresave Cifute dhe forcave Romake mundohet qe t’a mënjanojë kryqëzimin e Krishtit duke ia lënë zgjedhjen popullit cifut. Ndërkohë Farisejtë kishin nisur bindjen e turmës për të sugjeruar kryqëzimin e Krishtit.
Pothuajse i gjithe filmi i kushtohet orëve të fundit, torturave të pamëshirshme dhe dhënies së shpirtit të Krishtit në kryq për mëkatet e botës. Filmi i kushton një vëmendje të rëndësishme Marisë, nënës së Krishtit e cila e shoqëron birin e saj në heshtje dhe me lot ne sy. Maria luhet me shumë talent nga aktorja Rumune Maia Morgenstern ndërsa Krishti interpretohet nga aktori Amerikan James Caviezel. Rol të vecante zë edhe Mari-Magdalena që interpretohet me shumë mjeshtëri nga aktorja e njohur Italiane Monika Belluci.

Pamje nga filmi "Pasioni i Krishtit"
“Pasioni i Krishtit” u filmua i tëri në Itali dhe aktorët flasin në dy gjuhë të lashta: në Aramaishten e vjetër dhe në Latinisht. Arsyeja për këtë zgjedhje ishte mbrojtja e vërtetësisë dhe origjinalitetit të personazhit të Krishtit dhe shoqërisë që e rrethonte.
Ky film besohet nga studiuesit që të jetë tregimi më besnik ndaj historisë së katër Ungjijve të Biblës për sa i përket vërtetësise dhe detajeve të orëve të fundit të Krishit.
Dy orë dhimbje dhe tortura, të fusin në botën misterioze që rrethon historinë më të madhe të botës perëndimore, atë histori që ka influencuar njerëzimin për 2000 vjet me radhë.
Ne fakt vetë Mel Gibson është anetar i një kishe radikale Katolike qe nuk e njeh autoritetin e Papës. Vetë Gibsoni insiston se ky film nuk është bërë për qëllime komerciale por se është një shprehje e thellë e besimit të tij.
Grupi realizues i filmit nuk e reklamoi aspak këtë prodhim në televizionet Amerikane. Regjia, prodhimi dhe skenari u financuan tërësisht nga Mel Gibson dhe padyshim që ky do të jete filmi i tij më i suksesshëm si regjizor.
Kopje te filmit ne shitje ne Meksike per $2.75 dollare
Këtë javë, kompania kinematografike e Gibsonit “ICON”, hodhi në gjygj një kompani prodhimi videosh që kishte nxjerrë në tregun e zi Meksikan kopje ilegale të filmit në DVD. Dëmshpërblimet mund të arrijnë disa miliona dollarë nëse Icon fiton. Muajin e shkuar tre punetorë të kompanisë u hodhen në gjygj për kopjimin e filmit për miqtë e tyre personalë.
Për një informacion më të gjerë rreth këtij filmi, shkoni tek faqja e tij elektronike
në www.thepassionofthechrist.com
Përgatiti grupi i punës
AlbMuzika.Com