21 Janar 2006

Sot zëri i Parashqevi Simakut shitet në SHBA dhe jepet falas në Shqipëri
Këngëtarja shqiptare dhuron albumin e ri 'Jehonë nga Iliria'
falas p
ër tregun e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Parashqevi Simaku dhe Robert Nolfe
Parashqevi Simaku dhe bashkeshorti e producenti i saj Robert Nolfe

Sot del në tregun muzikor Amerikan albumi i ri i këngëtares së mirënjohur shqiptare Parashqevi Simaku. Albumi me titullin 'Jehonë nga Iliria' del në shitje në dyqanet kryesore muzikore të Amerikës dhe në dyqanet e shumta virtuale në internet në të gjithë botën. Kompakt disku me 10 kengë do të promovohet e do të mund të dëgjohet brenda gjithë dyqaneve të rrjetit 'Virgin Megastores' në SHBA ku klientët do të kenë mundësinë të dëgjojnë dhe të blejnë përmbledhjen e fundit të muzikës popullore shqiptare. Gjithashtu, Simaku do të fillojë një turne promocional në bashkëpunim me Borders Books & Music gjatë të cilit ajo do të luajë LIVE dhe do të japë shumë autografe.

Kur Simaku nënshkroi kontratën në Hollivud muajin e kaluar, ajo arriti të sigurojë të drejtat ekskluzive për territorin e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë duke i mbajtur ato jashtë kontratës.

Më poshtë mund të lexoni një deklaratë zyrtare nga Parashqevi Simaku për mediat:

"Gjatë kësaj periudhe dëshiroj të deklaroj se i jap të drejtat e prodhimit,
shumëfishimit dhe shpërndarjes së albumit tim të fundit 'Jehonë nga Iliria'
falas për territorin e Shqiperisë, Kosovës dhe Maqedonisë.
Këto këngë popullore i perkasin popullit tim sepse këto janë këngët
që më kanë bërë të jem ajo që jam sot.

Unë, Parashqevi Simaku, i jap të drejtën të gjitha dyqaneve dhe
stacioneve radio-televizive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të shesin,
përdorin dhe të shpërndajnë albumit tim 'Jehonë nga Iliria'.
Në Shqipëri unë tashmë kam shpërndarë 250 kopje të masterit
të kompakt diskut që është prodhuar nga Sony/MBG në SHBA.
Kjo është një dhuratë nga ana ime dhe e bashkëshortit e në të njëjtën
kohë producentit tim Robert Nolfe si një kontribut i yni
për të ruajtur muzikën Shqiptare.

Me shumë dashuri dhe respekt...Parashqevi Simaku dhe Robert Nolfe."

Simaku - Echos from Iliria
Kapaku i CD - Jehone nga Iliria


ALBUMI

Jehonë nga Iliria (Echoes from Iliria)

Eshtë një album në gjuhën shqipe me këngë origjinale të shkruara aranxhuara nga Robert Nolfe dhe Parashqevi Simaku. Një vend kryesor në këtë album zënë edhe motive të këngëve folklorike popullore dhe poezitë shqiptare nga shkrimtarët e shquar A.Z. Cajupi, Fan S. Noli , Fatos Arapi dhe Lasgush Poradeci



Dëgjoni pjesë të albumit në MP3

 

Marrin pjesë muzikantët:

Parashqevi Simaku - zëri, harmonitë e këngëve
Robert Nolfe - kitarë akustike, elektrike, piano, tastierë, sharki, lodër, kitarë-bas
John Vaughn - piano, kompozitor
Matt Chait - kitarë, programime, tastierë
Steve Snow - kitarë bas, tastierë, programim ritmi
Binak Elezi - firzamonikë
Maksim Vathi - klarinetë
Ron Thaler - baterist, perkusion
Craig Rosevear - baterist
Herjon Mustafaraj - saze
Vllaznim Mamusha - klarinetë ,
Producent, incizoi, miksoi - Robert Nolfe dhe Parashqevi Simaku
Mastering e CD - Randy Nicklaus
Kopertina e CD - pikturë origjinale nga Parashqevi Simaku
Fotografi - Angus Murray
Fotografi - Ivo
Dezinjator artistik i CD - Robert Nolfe

SPECIALE

Këtë album me këngë ja dedikoj mësusit të parë të muzikës, babait tim. Gjithashtu shqiptarëve kudo në botë unë kam një detyrim të madh ndaj shqipërisë dhe të gjith juve që më keni pritur gjithmonë me ngrohtësi dhe duartrokitje të zjarrta që nuk e kam gjetur në asnjë vend të botës…

 


Kliko Reklamen - Dyqani Virtual tek AlbMuzika.Com


________________________________________________________________________
Ky artikull eshte pergatitur nga grupi i punes i faqeve te www.AlbMuzika.com
Ju lutemi te citoni burimin ne rast botimi nga mediat e tjera.

AlbMuzika.Com