06 Mars 2006
O S C A R S - 2 0 0 6
Ndahen çmimet më prestigjioze në kinematografi

George Clooney,
Philip Seymour Hoffman
&
Reese Witherspoon, Rachel Weisz
Industria amerikane e filmit ka nderuar disa nga filmat dhe aktorët më të mirë të vitit të kaluar në ceremoninë e çmimeve Oskars në Hollivud.
I nominuar për tre kategori, George Clooney mori Oskar i pari si aktori për rol ndihmës në filmin 'Siriana', që adreson gjeo-politikën e naftës.
Në një vit kur shumë nga filmat kandidatë kanë patur tema politike, ai tha se ishte krenar që Hollivudi kishte adresuar çështje si AIDS dhe të drejtat civile.
"Jam shumë krenar për to. Nuk e di nëse është viti im, por sigurisht duket se është një vit plot kënaqësi. E kam kaluar mjaft mirë. Është mjaft mirë kur prodhon filma për të cilat je krenar dhe kur ato shihen nga shumë vetë."
Ndërsa filmi 'Crash', një histori për paragjykimet raciale në Los Anxheles mori Oskars si filmi më i mirë.

CRASH - Filmi me i mire i vitit - Kliko per te shkuar tek faqja e filmit
Oskar për regjisorin më të mirë i shkoi Ang Lee për 'Brokeback mountain.'
Oskar për aktoren më të mirë e mori Reese Witherspoon për rolin në filmin 'Walk the line'.
Philip Seymour Hoffman mori gjithashtu Oskar për aktorin më të mirë për portretizimin e shkrimtarit amerikan Truman Capote.
Oskars iu dha edhe filmit më të mirë në gjuhë të huaj 'Tsotsi', film nga Afrika e Jugut.
- Filmi me i mire
Crash
- Regjizori me i mire
Ang Lee
- Aktori me i mire
Philip Seymour Hoffman
- Aktorja me e mire
Reese Witherspoon
- Aktori me i mire per rol ndihmes
George Clooney
- Aktorja me e mire per rol ndihmes
Rachel Weisz
|
Marre Nga BBC Albanian

Kliko Reklamen - Dyqani Virtual tek AlbMuzika.Com
__________________________________________________________________________
AlbMuzika.Com