Sir Norman bëhet 92 vjeç
Princi perëndimor i ekraneve Shqiptare gjatë komunizmit, Ikona e humorit britanik, miku i shqiptarëve 60 vjet në skenë.


Norman Wisdom
Norman Wisdom gjate filmit te tij te fundit


Nga Muhamed Veliu
Londer

0
6 Shkurt 2007

Legjenda e komedisë britanike Sir Norman Wisdom ka mbushur dje 92 vjeç. Me dhjetera tufa me lule, kartolina urime nga adhuruesit në të gjithë botën, kanë mbërritur në shtëpinë e tij në Isle of Man në veri të Anglisë. Ky 92 vjetor për të është tejet i veçantë, pasi ky fillim viti mbush plot 60 vjet në skenën britanike të komedisë, kur ai
debutoi për herë të parë. I shquar për humorin e tij fin si një anglez i vërtetë, Sir Norman Wisdom duke bërë shaka me gazetarët tha se "Po e di është ditëlindja ime. Nuk e ndjej peshën e moshës, ndjehem për mrekulli". Gjiganti i komedisë britanike Charlie Chaplin ka thënë se Wisdom ishte kloni i tij më i preferuar. Dy vjet më parë
ai do të paralajmërojë largimin nga skena. Por një gjë e tillë nuk zgjati shumë. Wisdom sapo ka përfunduar xhirimet e filmit me titull "Expresso" ku ai shfaqet në rolin e një prifti."Do të bëj gjithçka që ju të qeshni përsëri", ka thënë ai. Në këtë film, ku padyshim roli i tij përcjell humor, ai qëndron i ulur në një kafene dhe papritmas pickohet nga një grenxë. Çuditërisht në këtë rol ai nuk flet. Janë veprimet e tij ato që e bëjnë rolin akoma më interesant. "Ishte një rol me të vërtetë për të qeshur. E bëra me shumë qejf dhe më pëlqeu", ka komentuar ai rreth tij. Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar si edhe në vitet e tjera nuk ka harruar t'i dërgojë një kartolinë urimi. "Urimi ynë i vetëm do të jetë që ai të ketë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë. Jeta e tij artistike do të kujtohet për shumë kohë në vendin tone nëpërmjet figurës së tij", tha Robo. Sir Norman Wisdom është i mirënjohur në Shqipëri pasi gjatë viteve 70-80 ka qenë një nga yjet e kinematografisë britanike dhe se vetëm filmat e tij janë lejuar të shikohen nga regjimi i asaj kohe. Fatkeqësisht ai nuk pati mundësi ta vizitonte Shqipërinë gjatë atyre viteve kur ishte i mirënjohur, por gjatë këtyre 10 viteve të fundit ai e ka vizituar vendin tonë disa herë.

Norman Wisdom

Norman-Princi perëndimor i ekraneve shqiptare

Gjithmonë sa herë në mediat britanike kumtojnë një lajm ka të bëjë me Shqipërinë, gazetarët nuk harrojnë që t'i shtojnë vendit tone dashurinë dhe admirimin e madh për komikun e tyre Sir Norman Wisdom.
Madje ata shkojnë më tej duke e cilësuar si një hero komik kombëtar të shqiptarëve. Kur në Shqipëri përmendet emri i tij padyshim që kujtimi i parë që të vjen në mëndje nga rolet e Normanit është ai më tipiku më entuziasti që të bën për të qeshur më shumë, pikërisht Pitkini i famshëm. Rroli i Pitkini i ndërtuar me mjeshtëri dhe luajtur me shumë finesë nga aktori ku vlen për tu përmendur episodi "Pitkini Ushtar" ishte i vetmi program televiziv prodhuar në perëndim i cili "gozhdonte" përpara ekraneve bardhezi shqiptarët e lodhur nën regjimin komunist të asaj kohe. Si për çudi ky program megjithëse ishte prodhuar në një shtet "revizionisto- kapitalist" siç ishte Anglia për udhëheqjen komuniste ishte OK. Duke mos pasur programe të tjera, roli i pitkinit dhe emri i anglezit Norman Wisdom u bënë një amalgamë e pandarë humori për shumë breza. Ishte vetë diktatori Hoxha me kastën e tij ata të cilët paradoksalisht do të lejonin filmat komik të ndiqeshin nga shqiptarët, dhe në të njëjtën kohë të ngrin në kult figurën e Norman Pitkinit. Me hapjen e Shqipërisë nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Ai do të vinte disa
herë si përfaqësues i disa organizatave bamirëse, madje përpara tre vjetëve do të inauguronte në Tiranë një bibliotekë me libra për fëmijë dhuratë e qeverisë Angleze. Ai shquhet gjithashtu për ndihmën e tij dhënë fëmijëve jetim në Tiranë.

Norman Wisdom
Norman Wisdom ose "Pitkini" ne nje librari

Pitkini më i madh se Bekami

Përballja e Shqipërisë me ekipin anglez në futboll para disa vitesh do të shndërrohej në një show të vërtetë disa minuta përpara shkelmimit të topit të parë dhe gjatë pushimit të pjesës së parë. Veshur me një fanellë sportive gjysmë shqiptare dhe gjysmë angleze, Wisdom do të gajaste mijërat e spektatorëve madje nuk do të nguronte
t'i afrohesh Beckham dhe të bënte humor me të. Të nesërmen e ndeshjes, gazetat angleze me të drejtë do të komentonin paraqitjen e tij në stadium më fjalët: "Norman Wisdom më i madh se Beckham". Aludimi i tyre ishte i
drejtë. Ndërsa një foto e tij duke bërë humor me një polic shqiptar barkaliq me mustaqe do të ilustronte dashurinë e shqiptarëve për Wisdom.

 

AlbMuzika.Com