Lamtumire Zonje
Ndahet nga jeta ne moshen 81 vjecare legjendarja Violeta Manushi

26 Korrik 2007
Ndahet nga jeta sot ne Tirane aktorja legjendare Violeta Manushi, Artiste e Popullit dhe Qytetare Nderi e Tiranes pas nje semundjeje te rende. Teto Ollga sic njihej nga publiku Shqiptar vdiq ne moshen 81 vjecare duke lene pas nje trashegimi te pasur aktrimi ne skenen e teatrit dhe kinematografise shqiptare.
Prej mese 60 vitesh, Manushi ia dedikoi jeten e saj skenes dhe ishte nje nga aktoret fisnike me te dashura per familjet shqiptare. Merr fund keshtu edhe nje tjeter figure e shquar e brezit te arte te aktoreve shqiptare shume pak muaj pas shuarjes se miqve te ngushte te saj Kadri Roshi e Sulejman Pitarka. 2007 do te njihet si viti i 'erret' qe rrembeu ikona gjigande te teatrit dhe filmit shqiptar.
Vjoleta manushi eshte ngjitur per here te pare ne skene ne 1946 dhe le pas nje karriere te pasur artistike me mbi 100 role ne teater dhe ne kinema. Aktorja do te mbahet mend per rolet e saj te spikatura, nder me te vecantet Teto Ollga ne “Zonja nga qyteti” ku fitoi Medaljonin e Festivalit te Filmit me 1977, dhe Teto ne komedine “Pallati 176”. Ajo ka shkelqyer dhe ne rolet protagoniste ne komedite “Grate gazmore te Uindsorit”, “Morali i zonjes Dulska”. Nga dramaturgjia kombetare vecojme intepretimet e suksesshme te saj ne rolin e Olimbise ne “Karnavalet e Korçes”, Zyhrane te “Fytyra e dyte”, Nicen te “Gjenerali i ushtrise se vdekur”.Vjoleta manushi lindi ne Korce me 6 mars te 1926 dhe prej vitesh jetonte ne Tirane ku u nderua dhe me titullin Qytetare Nderi me rastin e 80 vjetorit te lindjes se saj. Qe prej muajit Tetor te vitit te kaluar, pas nje operacioni ne vesh, aktorja u diagnostikua me nje semundje e pasherueshme. Kjo e detyroi aktoren e madhe qe te largohej nga skena.

Violeta Manushi - Ne Shtrat, dy dite para vdekjes
NDERIM NGA ARTDASHËSIT, HARRESË NGA SHTETI
Që nga muaji tetor i vitit të kaluar, pas një operacioni në vesh, aktorja është diagnostikuar se vuan nga një sëmundje e pashërueshme. Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar, "Nermin Vlora Falaschi" e mori nën kujdes gruan e shquar, një ndër themelueset e këtij Fondacioni. Një këshill prej 12 nga anëtaret e këtij Fondacioni, i kryesuar nga Adelina Mazreku, ndjek çdo ditë gjendjen dhe bën të gjitha përpjekjet për t'i plotësuar nevojat. Nisur nga gjendja ekonomike e artistes, që ka jetuar me të ardhura minimale, 10 vitet e fundit me pensionin e saj, për shkak edhe të shpenzimeve të mëdha që ka kërkuar prognoza e sëmundjes, Këshilli pranë Fondacionit i ka kërkuar zyrtarisht Ministrisë së Kluturës, Teatrit Kombëtar, që të japin një kontribut financiar, tepër i domosdoshëm muajt e fundit. Përgjigjia "nuk kemi fonde", ka qenë fyese jo për artisten e nderuar, por për vetë drejtuesit e këtyre institucioneve të Kulturës, veçanërisht i ministrit Ylli Pango, që nuk ka gjetur kohë edhe për t'i bërë një vizitë në spital apo shtëpi.
E zhveshur nga ndjenja e humanizmit është treguar edhe Dhoma e Tregtisë. Kërkesës për të paguar punëtoren që i shërben artistes, drejtori i këtij institucioni i është përgjigjur me anë të sekretares së tij: "Nuk mund të sponsporizojmë, nuk ka fonde, na ka lënë në borxhe paraardhësi".
Sipas Gazetes Shqiptare ne Tirane, situata e rënduar e shëndetit dhe gjendjes ekonomike të artistes, detyroi këshillin t'i përcjellë edhe Kryeministrit të vendit, Sali Berisha shqetësimin në celularin e tij personal. Por kaluan shumë ditë, dhe jo vetëm mungoi interesi personal i kreut të qeverisë, por edhe i vartësve të tij, për Artisten e Popullit që lëngoi për shumë kohë në shtratin e vdekjes, por edhe humanizmi i mjekut, që e njeh mirë pasojën e kësaj sëmundjeje të rëndë. Pas kësaj, artistja do të gjente forca për të lënë amanetin. "Dëshiroj të më përcjellin artdashësit, njerëzit e thjeshtë, që më kanë dashur tërë jetën. Mbetem Artiste e Popullit tim".
FJALËT E FUNDIT, DY PENGJET E AKTORES
Aktorja e madhe e ka shumë vështirë të flasë, por këtë ditë të fund-korrikut, ajo u kthjellua për disa çaste dhe u shpreh qartë e regjistruar në diktofon. "Jam e kënaqur nga jeta, kam qenë e varfër, por kam jetuar me nder. Kam punuar për t'i dhuruar spektatorit gëzim, dashuri, ndjenja që më kanë mbajtur gjallë. Nuk jam pishman për asgjë, veçse kam dy pengje të vogla. Që nuk munda të promovoj librin e shkruar për mua, por më ngushëllon fakti që ua kam dhuruar miqve të mi me autografin tim dhe pengu tjetër, që nuk munda të eci qoftë edhe një hap me këmbët e mia pas operacionit në këmbën e djathtë. Por...nuk janë gjëra që varen prej meje. Unë e kam bërë detyrën time gjatë jetës, unë jam Artiste e Popullit tim".

Violeta Manushi ne role te ndryshme
60 VJET MBI SKENË
Violeta Manushi do te mbahet mend per energjine e jashtezakonshme, vullnetin e hekurt dhe natyrshmerine e ralle me te cilen dominoi skenen shqiptare per mbi 60 vjet. Ish-punetorja e tipografise, vetem 20 vjeçe u regjistrua ne shkollen e pare dramatike, te hapur prane Teatrit te Shtetit (sot TK), me 1946. Ne dramen “Oret e Kremlinit” (1957) ajo luajti njeheresh tre role, duke shenuar keshtu nje rekord origjinal, ende ne fuqi. Me pas shkelqeu ne rolet protagoniste ne komedite “Grate gazmore te Uindsorit” (1959) dhe “Morali i zonjes Dulska” (1958). Nga dramaturgjia kombetare interpretoi me shume sukses Olimbine te “Karnavalet e Korçes” (1964), Zyhrane te “Fytyra e dyte” (1968), Nicen te “Gjenerali i ushtrise se vdekur” (1971), Ollgen te “Zonja nga qyteti” (1975) dhe teton te “Pallati 176” (1985), duke u transformuar teresisht ne secilin prej tyre. Ka luajtur edhe ne 16 filma, qe nga “Tana” (1958) e deri tek “Rrethimi i vogel” (1989) dhe nje teledrame “Gjenerali i ushtrise se vdekur” (1976). Per rolin e teto Ollges tek “Zonja nga qyteti” fitoi Medaljonin e Festivalit te Filmit me 1977. Ne maj 2004 u rikthye me sukses ne skenen e Teatrit Kombetar, me tragjikomedine “Streha e te harruarve”.

Gjate viteve te fundit te jetes
Shqiperia ne ditet e ardhshme do t'i beje homazh te thelle aktores legjendare qe mbajti gjithnje lart fisnikerine dhe nivelin e dramaturgjise dhe kinematografise kombetare. Ajo eshte nje nga te fundit te brezit te arte te aktoreve dhe vdekja e saj do te jete nje kujtese e dhimbshme per gjendjen e mjerueshme ne te cilen ndodhet aktualisht i tere arti dhe kinematografia shqiptare.
Lamtumire Zonje fisnike! Do te mbetesh gjithnje e nderuar ne kujtesen tone dhe brezat e rinj do vazhdojne te te perulen me respekt te thelle.
AlbMuzika.Com