21 Nentor 2004

Made in Albania ne Satelit
Ne SHBA, Kanada, Ameriken Qendrore, ne ate te Jugut e ne Europe, nisi transmetimet nje kanali i ri satelitor i cili mban emrin " Made in Albania "

TV Shqip ne Satelit
Rrjeti i mbulimit nga AlbaniaSat


Tashme, "Albaniasat" nisi te transmetoje direkt nga Tirana edhe ne Kanada,Shtetet e Bashkuara dhe Ameriken e Jugut.Kanali ne te cilin ai transmeton quhet "Made in Albania". Per hollesi e shpjegime rreth ketij transmetimi,mund te konsultoni web-sitin:

www.albaniasat.tv

Duke filluar kete transmetim te ri, "Albaniasat" ne bashkepunim me TV Klan, ka per qellim te krijoje nje kanal ku te transmetohen programet me te zgjedhura e me mira te mbare kanaleve televizive shqiptare, nje fare TV 5 shqiptar ku, nder te tjera, do te jepen edhe filma te viteve te kaluara e programe te pasura per femije, transmetime keto qe do te pershtaten me oren e pjeses lindore te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Sinjali i kanalit te ri "Made in Albania",tani per tani,mundet te kapet ne:

1) Ne gjithe pjesen lindore te Shteteve te Bashkuara gjer ne Chicago (perfshire) e pastaj ne Saint Louis ne qender e New Orleans poshte SHBA-se  ( per kete mjafton nje parobole prej 80 cm).  Pjesa tjeter qe mbetet do te mbulohet me sinjal me ane te nje rrjeti kabllor e,kjo do te realizohet se pari ne Kaliforni,ne muajin shkurt te vitit 2005.

2) Sinjali do te mbuloje pjesen me te madhe te Kanadase e ne menyre te veçante qytetet me te medha te saj: Montreal, Toronto dhe Ottawa ( me nje parabole prej 60 cm )

3) Gjithe Ameriken Qendrore,perveç Meksikes ( me parabole 1 m )

4) Gjithe Ameriken e Jugut ( me parabole nga 1,20 gjer ne 1,50 m )

Per te kapur kete kanal te ri,mjafton te drejtoni antenen tuaj drejt satelitit Eutelsat ATLANTIC BIRD 1 te vendosur 12,5° ne Perendim.

Frekuenca e transmetimit eshte 11.158.33 MHz, polarizimi vertikal, FEC : 3/4  shkalla:  30.000.  Modulimi dixhital: 4PSK (QPSK)

Ky kanal mund te ndiqet gjithashtu ne Europe prane kanalit Albanasiat, ne satelitin EUTEALSAT W2,  frekuenca 11.449 MHz, FEC: 3/4,  shkalla : 27.500 polarizimi: horizontal. Ne kete bashkesi televizive jepen tashme 11 kanale televizive shqiptare e "Made in Albania"eshte i dymbedhjeti. 

Tani per tani, programi i "Made in Albania" do te jepet pa pengese por,mbas 15 ditesh nga sot, ai do te kodohet per te respektuar legjislacionin amerikan te te drejtave transmetuese.Pas kesaj, karten e marrjes se sinjalit te tij dixhital,mund t'a porosisni dhe t'a merrni duke konsultuar web-sitin:

www.albaniasat.tv

Per dhjete dite, karta e ketij kanali mund te blihet me nje ulje te veçante çmimi, me rastin e festave te Krishtlindjes dhe Vitit te Ri 2005.

Nga Simbad Detari

__________________________________________________________________

Kliko Reklamen - Dyqani Virtual tek AlbMuzika.Com

A
lbMuzika.Com