Levizja e lire dhe perpjekjet e diplomacise
Nga Prof. Dr. Kastriot Islami

 

Ne zbatim te programit te qeverise per politiken e jashtme, problemi i lehtesimit te levizjes se qytetareve shqiptare jashte shtetit ka qene e mbetet prioritet i aktivitetit diplomatik te Ministrise se Puneve te Jashtme. Ne kuadrin e programeve dhe perpjekjeve konkrete, MPJ me synimin e shfrytezimit te cdo mundesie e hapesire, krahas permbushjes se detyrimeve qe na perafrojne ne te gjithe aspektet me normat e standartet europiane, ka kerkuar dhe prezantuar ne menyre racionale ne kontaktet e te gjitha niveleve shumepaleshe dhe dypaleshe pa perjashtim, si me vendet e Shengenit, ashtu dhe vendet fqinje e te rajonit, nevojen e lehtesimit te levizjes se lire per shtetasit tane, krahas angazhimit per forcimin e menaxhimit te kufijve, luften kunder krimit te organizuar e trafiqeve dhe nenshkrimit te dokumentave themelore, te tilla si marreveshja e ripranimit, e tjere. Shprehje konkrete e interesimit dhe insistimit politiko-diplomatik eshte fakti se ky problem eshte trajtuar ne te gjitha vizitat dhe takimet e nivelit te larte, brenda dhe jashte vendit nga Presidenti, Kryeministri, Ministri i Puneve te Jashtme, etj.

Si rezultat i interesimit dhe insistimit politiko-diplomatik ne rrafsh dypalesh ka rezultate pozitive per lehtesimin e levizjes se qytetareve shqiptare jashte shtetit. Pothuajse jane dyfishuar vizat e dhena nga vendet fqinje ku punojne e jetojne me shume shqiptare, kryesisht ne rastet qe kane te bejne me bashkim familjar, per studente, biznesmene, intelektuale te fushave te ndryshme, pra ne menyre te organizuar dhe konform kerkesave ligjore. Po keshtu levizjes se lire i kane sherbyer edhe veprimet legalizuese per te emigrantet shqiptare, qe jetojne e punojne ne vendet fqinje. Gjate vitit 2003 te tri perfaqesite italiane ne Tirane, Vlore e Shkoder kane dhene rreth 40 mije viza, duke realizuar nje rritje me rreth 30 perqind ne krahasim me vitin 2002 dhe synohet qe ne 2004 ky ritem te rritet. Kurse nga tri perfaqesite greke, ne Tirane, Korce e Gjirokaster jane dhene rreth 50 mije viza, me nje rritje prej 40 perqind krahasuar me vitin 2002. Perfaqesia gjermane ka leshuar ne vitin 2003 rreth 24.000 viza, duke u rritur me rreth 30 perqind krahasuar me vitin 2002. Nga ana tjeter ne Greqi jane marre ne shqyrtim dokumentat e rreth 470 mije emigranteve, nga te cilet rreth 70 perqind shqiptare, pra mbi 320 mije. Pra afersisht, rreth 450 mije shqiptare kane mundur te legalizohen apo pajisen me vize te rregullt per te levizur ne menyre te rregullt, qe do te thote ndryshe se pothuajse mesatarisht nga cdo familje shqiptare eshte pajisur nje person me dokumenta te rregullt per te levizur lirisht ne te gjithe vendet e Shengenit. Dhe ne programet e vitit te ardhshem ky lehtesim i levizjes me dokumenta te rregullt do te permiresohet me te njejtat ritme.

Ne kuader te Protokollit te bashkepunimit me Italine sapo kemi perfunduar shperndarjen e 3.000 vizave Shengen dyvjecare, me shume hyrje-dalje, per kategori te caktuara te shoqerise shqiptare. Ne fund te vitit 2002 ka hyre ne fuqi marreveshja e lehtesimit te vizave me Bullgarine. Kjo marreveshje perfshin dhe lehteson pothuajse te gjithe kategorite e personave. Kemi perfunduar marreveshje me Kroacine, qe ka hyre ne fuqi me 1 nentor 2002. Ne baze te saj, do te jepen me procedura te pershpejtuara viza afatgjata me shume hyrje-dalje per individe te perzgjedhur. Per qytetaret e tjere, me kete marreveshje garantohet dhenia e pershpejtuar e vizave. Nje marreveshje te tille kemi perfunduar edhe me Sllovenine ne qershor 2003. Mirekuptim per lehtesimin e vizave kemi gjetur ne kontaktet me Rumanine dhe Sllovakine. Autoritetet rumune, vec faktit se ne fund te 2002 jane zotuar per dhenien e shpejte te vizave, pajisen ne fillim te 2003 grupe biznesmenesh me viza afatgjata. Shprehje te vullnetit te mire per lehtesimin e qytetareve tane kemi gjetur me Rusine, Sllovakine dhe Bosnje-Hercegovinen, me te cilat jane vene ne plan bisedime teknike. Rezultate jane shenuar edhe ne lehtesimin e levizjes se lire te zyrtareve dhe biznesmeneve.

Nga ana tjeter qytetaret tane duhet te ndergjegjesohen per filozofine e politikes integruese te BE: levizja e lire nuk do te thote vetem emigrim, aq me teper ilegal apo permes trafikanteve; por mbi te gjithe krijim i kushteve per punesim e mireqenie ne vendet e tyre; punesim i organizuar e legal ne vendet e BE-se, ku kerkohen kryesisht profesioniste te larte e te mesem. Dhe kjo filozofi kerkohet te pervetesohet nga te gjithe, sepse ky eshte nje nga kushtet e integrimit dhe nje nga kerkesat qe duhet te mirekuptohen nga te gjithe, me synimin per te rritur shpejtesine e levizjes drejt familjes europiane.

Gjithashtu ky problem nderlidhet kryesisht :

- me politikat afatmesme e afatgjata te zgjerimit te BE-se dhe percaktohet nga niveli i realizimit te detyrimeve ne procesin e integrimit nga te gjithe strukturat e shtetit shqiptar

- dominohet nga niveli ekonomik i vendit dhe veprimet per reduktimin e varferise;

- perfshin pothuajse te gjithe aspektet e aktoret shoqerise shqiptare dhe ndikohet jo pak edhe nga imazhi e perceptimi per vendin e qytetaret shqiptare, duke filluar nga paraqitja ne Kuvend e deri tek sjellja individuale e cdo emigranti ne vendin perkates, etj.

Levizja e lire e qytetareve te vendit tone, e cila per te qene realiste nuk varet vetem nga pala shqiptare dhe aq me teper vetem nga MPJ, perben nje problem shume kompleks e me shume elemente influencues ndaj njeri-tjetrit. Lehtesimi i levizjes se qytetareve shqiptare eshte i lidhur ngushte me proceset integruese euro-atlantike, si te vendit tone, ashtu edhe te rajonit. Lehtesimi progresiv i levizjes se lire te qytetareve per vendet ne tranzicion eshte pjese e strategjise se zgjerimit te BE, e reflektuar ne programet e vecanta qe BE ka adaptuar ne menyre specifike me secilin vend qe aspiron per t'u aderuar ne familjen europiane. Per te permbushur kushtet e BE-se per levizjen e lire, te cilat influencojne edhe qendrimet e vendeve ne rajon ndaj ketij problemi, ne fillim te vitit 2002, me urdher te Kryeministrit, u ngrit Grupi i Punes i cili ka hartuar nje platforme te plote pune me detyra konkrete qe ka cdo dikaster. Perfaqesuesit e MPJ-se kane dhene dhe vazhdojne te japin nje kontribut te pazevendesueshem, si ne hartimin e platformes, ashtu dhe ne zbatim te saj. MPJ, per stadin aktual, ka plotesuar te gjitha angazhimet qe rrjedhin nga ky plan masash.

Lehtesimi i levizjes se qytetareve shqiptare ne hapesiren Shengen dhe per pasoje edhe ne rajon, eshte i lidhur ngushte me avancimin e realizimit te objektivave qe rezultojne nga Marreveshja e Stabilizim-Asociimit. Perfundimi i Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit, i cili eshte edhe prioriteti kryesor i qeverise aktuale, do te perbeje nje tregues te rendesishem per stadin e avancuar te realizimit te reformave ne ato sektore qe jane te lidhur direkt me keto probleme, sic jane nder te tjera ceshtjet e rendit dhe te drejtesise, te krjimit te rregjistrit themeltar, e tjere. Perafrimi i Marreveshjes se Ripranimit me BE eshte gjithashtu nje hap i rendesishem ne kete drejtim, i cili rrit mundesine per te hedhur hapa ne drejtim te lehtesimit te levizjes se lire se qytetareve. Ne kontaktet me perfaqesues te larte te politikes europiane prej tyre eshte shprehur mirekuptim i vazhdueshem perkundrejt kerkeses dhe insistimit tone. Nje pjese e ndihmes qe japin keto vende per Shqiperine eshte e lidhur pikerisht me prioritetet e percaktuara ne ate pjese te paketes qe ka te beje me qarkullimin e lire te qytetareve.

Ne programet e veprimit te percaktuara nga qeveria eshte synuar te adaptohet modeli Shengen edhe per vendet fqinje e rajonin. Por duhet te mbetemi realiste nga fakti qe detyrimet, kushtet dhe reformat per vendet qe nuk jane ne BE e ne Shengen, duke mbetur te njejta nga BE, pasqyrohen edhe ne nivel rajonal e jo rralle here edhe dypalesh. Te gjitha vendet fqinje dhe te rajonit, jane ne marredhenie me komunitetin dhe detyrimisht duhet te zbatojne fillimisht kushtet e vena prej tyre e bile jane ne konkurence se cili t'i permbushe me shpejt. Keshtu qe nuk jane te lira te vendosin per sistemet e vizave qe do te perdorin ndaj nesh. Eshte shume e rendesishme per t'u kuptuar se ne rrugen e integrimit qe kemi zgjedhur, te gjitha shtigjet qe kane te bejne me levizjen e lire kalojne nga Brukseli. Ne kete kuader ne pershendesim vullnetin e mire te eurodeputeteve dhe ne vecanti te Komisioinit Europian per te lehtesuar regjimin e vizave per Shqiperine.

Ne konteksin e plotesimit te kushteve qe do t'i hapnin rrugen levizjes se lire, MPJ po bashkepunon ngushte me MRP dhe misionet e huaja policore te atashuara prane saj: ate amerikan ICITAP dhe PAMECA. Se shpejti do te lidhen ne rrjet te gjitha postet konsullore, vete MPJ, me qendren e perpunimit te te dhenave qe po ngrihet prane MRP, me asistencen e programeve amerikane dhe europiane. Qe ne dhjetor te 2002 eshte mundesuar shperndarja e pasaportave te reja per qytetaret jashte shtetit, fale nje bashkepunimi mes MPJ dhe MRP. Me Ministrine e Rendit Publik eshte mundesuar arritja e standarteve te leshimit te vizave per te huajt, duke futur ne perdorim qe nga qershori i vitit qe lame pas, te ashtuquajtuarat "viza stiker".

Ne lidhje me vizat, Ministria e Puneve te Jashtme ka marre te gjitha ato masa qe i takojne: si ne permiresim te legjislacionit e normativave, ashtu dhe ne zbatim te tyre. Vlen per t'u permendur kontributi i MPJ ne Grupin e Punes, qe ka ne perberjen e tij, vec dikastereve qendrore, edhe perfaqesues nga organizatat e misionet e huaja ne Tirane, per ndryshimet e ligjit per te huajt, vendimeve perkatese te Keshillit te Ministrave, si dhe ne programin e BE-se per perafrimin e legjislacionit me ate te europian per ceshtjet e trajtimit te te huajve, qe i eshte besuar IOM.

MPJ i ka shtrire perpjekjet e saj ne te gjitha tavolinat e bisedimeve shumepaleshe te nismave qe kane te bejne me lehtesimin e levizjes se lire te qytetareve shqiptare. Gjate vitit 2004 do te intensifikohet perpjekjet ne kuader te Grupit te Punes per levizjen e lire, ne drejtim te avancimit te realizimit te detyrimeve te planifikuara. MPJ ne kuadrin e prioriteteve te saj, ka programuar qendrim e veprim me aktiv ne marredheniet dypaleshe e forumet nderkombetare, ku mbi bazen e arritjeve ne fushen e reformes, te insistoje per lehtesimin e marrjes se vizave ne perfaqesite e huaja, duke kerkuar ne te njejten kohe edhe garantimin e te drejtes se levizjes se lire, si nje e drejte themelore e njeriut, pa rreshtur veprimin diplomatik qe nxit bashkepunimin e shkembimin ekonomiko-tregtar ne funksion te reduktimit te varferise e zhvillimit ekonomik te vendit dhe per rritjen e kuotave te punesimit sezonal te organizuar. Po keshtu ne prioritet e MPJ eshte intesifikimi i veprimeve per permiresimin progresiv te imazhit te vendit, bazuar ne potencialet, realitetet dhe progresin sidomos ne drejtim te integrimit te brendshem, rajonal e europian.

Kastriot Islami
Minister i Puneve te Jashtme