Ndahet Nga Jeta Aktori Legjendar Kadri Roshi

Gjeneral Gramafoni
Kadri Roshi gjate filmit 'Gjeneral Gramafoni'


0
7 Shkurt 2007

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 83 vjecare aktori legjendar i skenës shqiptare Kadri Roshi.
Megjithëse gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar së tepërmi vitet e fundit, shkaqet e vdekjes së tij kanë qenë natyrale. Teatri Kombëtar ka konfirmuar për mediat se ai ndërroi jetë në shtëpinë e bijës së tij.

Sipas informacioneve paraprake, nesër në mesditë do të zhvillohen homazhet për aktorin e madh në ambjentet e Teatrit Kombëtar. Gjithashtu, gjatë ditës së Mërkurë, miq dhe të afërm të familjes do të bëjnë nderimet e fundit për Artistin e Popullit. Ceremonia mortore do të zhvillohet po në të njëjtën ditë në orën 14:00 dhe trupi i tij do të prehet në varrezat e Sharrës.

Kadri Roshi Video
YouTube Video mbi jeten artistike te Kadri Roshit

Kadri Roshi, konsiderohet si legjendë e skenës dhe ekranit shqiptar. Karriera e tij e gjatë është nderuar me titujt “Artistit i Popullit” dhe “Nderi i Kombit” me urdhër të Presidentit të Republikës. Lindur ne 4 Janar 1924 në Mallakastër, Roshi përfundoi studimet e larta në Pragë në vitin 1941. Skena e Teatrit Popullor dhe sheshxhirimet kinematografike ishin e vetmja shkollë e tij, pa patur ndonjë formim akademik për aktrim. Deri ne ditët e fundit të karrierës së tij, Kadri Roshi ishte një prej aktorëve më të kërkuar nga regjizorët shqiptarë.

Para tre vjetësh, gjatë 80 vjetorit, aktori i njohur kaloi një gjëndje të rëndë shëndetësore dhe nga shtrati i pavionit në spitalin ushtarak deklaroi se nuk shpresonte të ngjitej më në skenë. Kur gjendja e tij nuk jepte asnjë shenjë përmirësimi, Ministria e Shëndetësisë mori përsipër kurimin e aktorit në një nga klinikat e Ankarasë, në Turqi.


Kadri Roshi kohet e fundit

Deri më sot ai numëron mbi 170 role të cilat dëshmojnë për larmishmërinë dhe jetëgjatësinë e karrierës së tij, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, ciraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut te fisëm. Jeta e Roshit mbart mbi gjysëmshekulli me mbi 30 role kinematografike dhe rreth 100 role teatrore duke përmendur këtu “Halili dhe Hajria”, “Revizori”, “Familja e peshkatarit”, “Arturo Ui”, “Kohë e çmendur”, “Dhelpra dhe rrushtë”. Spektatori shqiptar do të kujtojë me nostalgji lojën e tij të spikatur në filmat e mirenjohur “Lulëkuqe mbi mure” ku luajti rolin e kujdestarit, “Liri a vdekje”, “Njeriu me top” dhe patjeter "Gjeneral Gramafoni". Gjatë ditëve të shëndetit të përkeqësuar ai do deklaronte se nga intepretimi tek filmi i regjisorit Viktor Gjika, “Njeriu me top”, ai realizoi rolin e karrierës: “Plaku Mere, është kurora e roleve të mi. Atë e kam ndërtuar vetë nga e para, si kam ditur" - tha Roshi. Ne 1995, gjatë kohes kur kinematografia shqiptare kishte filluar rënien spektakolare të saj, Kadri Roshi nderohet me Kupën e Karrierës në Festivalin e 10 të Filmit Shqiptar për një nga rolet e tij të fundit në filmin “Kolonel Bunker”.

Stafi i AlbMuzikes i bashkohet qindra-mijëra qytetarëve shqiptare duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta famlijes dhe të afërmve. Sot, kombi shqiptar humbi një thesar të vërtetë të kinematografisë.

 

AlbMuzika.Com