21 Gusht 2006
Kadare rikthehet në Edinburgh
“Kurrë nuk kam pretenduar të jem disident”

Ismail Kadare
Nga Muhamed Veliu, Londer
Ismail Kadare ka marrë pjesë në veprimtarinë më të rëndësishme në fushën e letrave, në festivalin ndërkombëtar të librit në Eginburgh të Skocisë. Ai i është bashkangjitur në këtë festival 600 penave të sukseshme nga 35 vënde të botës, duke prezantuar veprat e tij më të fundit. Për gjigandin e letrave shqipe ky ka qënë një rikthim tejet i veçantë në qytetin verior të Skocisë, në të cilin një vit më parë atij ju dorëzua cmimi prestigjiz “Man Booker International Prize”. Prezantimin e veprave nga Kadare faqja zyrtare e festivalit të përvitshëm me famë botërore e cilëson si “Një nga veprimtaritë më të paharrushme dhe të rëndësishme këtë verë”. Më tej komenti vazhdon duke e cilësuar Kadarenë si një nga të pakëtit e një elite shkrimtarësh të mrekullueshëm në botë që ende jetojnë. Për Kadarenë i shoqëruar nga përkthyesi i tij David Bellos ky ka qënë komunikimi i parë me përmasa kaq të gjera me publikun. Festivali i librit së bashku me të gjitha akivitet e tjera të Jazzit dhe Filmit e bëjnë “Edinburgh International Book Festival” si aktivitetin më të madh kulturor në të gjithë botën
Bashkëbisedimi
Gjithçka i përket audiencës. Shkrimtarët në këtë festival veçse kanë detyrë ti përgjigjen pyetje të lexuesve të tyre që njëherë në vit kanë shancin të bashkëbisedojnë me idhujtë e tyre të letërsisë. Të shtunën kur ora shënonte 11:30 minuta Kadare mes durtrokitjeve të ngrohta ka hyrë në sallë duke zënë vënd përballë audiencës shoqëruar nga përkthyesi David Bellos. Lexuesit e Kadaresë kanë biseduar gjatë e gjërë për veprat e tij, dhe sidomos këto të fundit të cila i dhuruan atij çmimin “Man Booker International Prize”. Kadare ka folur në frëngjisht duke u kuptuar gjerësisht nga audience, duke mos pasur nevojë për përkthimin perfekt të përkthyesit të tij besnik David Bellos. Ai ka përkthyer gjtihçka që dilte nga goja e kadaresë me një frëngjishte të thellë. Si mundët të mbijetonit gjatë rregjimit komunist kur të tjerët nuk mundën ta bëjnë një gjë të tillë? - do të pyeste dikushi nga audienca. “Kurrë nuk kam pretenduar të jem një disident” ka filluar të përgjigjet Kadare duke vijuar “ Në Shqipëri nuk kishte disidencë, nuk ishte e mundur dhe nuk kishte hapësirë për një gjë të tillë. E gjitha ajo që unë kam bërë ishte të shkruajturit e një literature normale, në një vënd jo normal dhe nuk ishte aspak e lehtë me kuptimin e plotë të fjalës.Unë mund të dënohesha, disa u dënuan disa të tjerë jo” në fund të përgjigjes së tij Kadare ka shtuar se “Deri diku mund të them se kam qënë i mbrojtur nga opinioni ndërkombëtar.”
Emri Kadare shet të gjitha biletat
“Do të kisha shumë dëshirë së bashku me disa miq të mi shqiptarë të merrnin pjesë në bashkëbisedimin me Kadarenë” thotë Savina Suti një bashkëqytetare e shkrimtaqrit e cila jeton në Edinburgh . Por ajo tregon se të githa biletat për të ndjekur shkrimtarin shqiptar ishin shitur në kohë rrekord. Një fakt i tillë ilustron më së miri suksesin e prezantimit të tij në këtë eveniment botëror të letërisë. Por Kadare tejet i njohur në të gjithë Europën madje edhe në botë si një shkrimtar i kalibrit të lartë në Skoci mbetet pak i njohur. Fitimi vjet i çmimit “Man Booker International Prize” tërhoqi vëmendjen e medias dhe banorëve skocezë. Tashmë ai nuk është më një shkrimtar anonim edhe për këto anë. “Turp për ne skocezët që deri një vit më parë nuk kemi njohur Kadarenë shkrimtarin që i bëri sfidë Garcia Marquez dhe Saul Bellow duke trimfuar dhe fituar çmimin “Man Booker International Prize” thotë Rosemary Goring kritike letërsie pranë gazetës The Herald.

Pamje nga Edinburgu
Historia e Edinburgh International Book Festival
Festivali Ndërkombëtar i Librit në Edingburg daton që në vitin 1983, dhe është një nga aktivitetet kryesor që mbahet çdo Gusht. Gjatë këtyre 21 viteteve Festivali i Librit është rritur ndjeshëm në përmasat e tij. Tani ai është festivali më i madh dhe më dinamiku i këtij lloji në botë. Në vitin e parë u paraqitën vetëm 35 autorë, ndërsa këtë vit në të morën pjesë 650 autorë nga 35 vënde të botës. Do të ishtë zonja Catherine Lockerbie drejtore e Festivalit të filimt në vitin 2001 ajo e cila do ti jepte këtij aktiviteti dimencione të reja, duke futur në të debate të një shkallë të gjerë, një seri diskutimesh të cilat tani janë padyshim pika më kulminante e tij.
Për çdo vit, shkrimtarë nga e gjithë bota mblidhen për tu bërë pjesë e një forumi unik në llojin e tij në të cilën audience dhe autorët takohen për të shkëmbyer mendime dhe opinione rreth disa çëshjeve më jetike në botë. Paralelisht me programin shkojnë edhe aktivitet për fëmijë te cilat janë rritur nga viti në vit me një larmi të gjerë aktivitetesh në të cilin marrin pjesë pena të sukseshme botërore dhe ilustratorë të njohur botëror për fëmijë. Që nga viti i parë i mbajtjes së këtij festivali ai zhvillohet në sheshin madhështor dhe historik të quajtur “ Charlotte Square Gardens ” që ndodhet në zemër të Edingburgut që njëkohësisht njihet si pasuri botëore. Çdo vit oborri përpara sheshit transformohet në një tendë të mrekullushme në formën e një fshati në të cilën vitin e shkuar u mirëpriten 220,000 vizitorë.
__________________________________________________________________
AlbMuzika.Com