I N T E R V I S T A
EDA ZARI -Iniciatorja e mega eventit
"JAVA KULTURORE SHQIPTARE" ne Düsseldorf, Gjermani
(9 - 13 Mars 2004)
Pyetje: Më në fund ja tek po e realizojme intervisten e shume pritur.
A ju bezdisin gazetarët me intervista?
Zari:
Ne profesionin e artistit, media, gazetaret dhe kurioziteti i tyre i tepert per te depertuar deri ne detajet e jetes private, jane tashme do te thoja pjese e ketij "biznesi".
Jam e opinionit se sot fatkeqesisht nuk eshte e mjaftueshme te jesh vetem nje artist apo sportist i mrekullueshem, me talent dhe me ego te forte, apo nje firme industriale me nje staf mjaft profesional dhe progresiv.
Do te thoni PSE?
Sot suksesi, eshte i varur si kurre ndonjehere nga publiciteti, Media dhe Masa.
Masa -(ne kete rast publiku) "ushqehet" me "Lugen " e madhe te MEDIAS, TV-s, Radios, Gazetat, Jurnalistet, te cilet percjellin dhe marketojne tashme « produktin » ne te cilin dhe ata vete perfitojne, dhe anasjelltas Masa "ushqen" Medien.
Duke mos anashkaluar pyetjen tuaj, them se ne kete pike perpuqen interesat e te dy paleve, gje qe nuk do ta quaja- BEZDI!
Pyetje: Me daljen e albumit të ri "Statement" me nen titull"Toka e bunkerëve", keni rrëmbyer shumë adhurues të Jazz &Worldmusic, e sidmos kur bëhet fjalë per nje album qe nga nga lloji dhe arti i tij vecohet nga produksionet e tjera muzikore shqiptare.
Ku është fshehtësia e këtij suksesi?
Zari:
Ideja dhe koncipimi i albumit "Statement" nuk ishte thjeshte, te realizonim nje produkt komercial muzikal, por ne rradhe te pare nje "Pllakate Muzikale " qe ne baze te "Inatit tim" si artiste shqiptare, do t´í percillte publikut te huaj dhe veshit te tyre, dicka krejt tjeter, dhe pikerisht muzike Shqiptare me tjeter profil. Egzotika e ritmeve dhe motiveve te marra nga thesari i pasur i polifonise shqiptare, duke patur si baze "tapetin e Jazz-it", dhe duke u rrethuar nga modern- sounds, beri qe ky album te kishte sukses te tej dukshem.
Une nuk do te flisja per "Fshehtesine e suksesit", por do te thoja se qe nje vendim deciziv qe morra per kete projekt ,dhe qe natyrshem coi gjithashtu ne suksein e ketij Albumi.Kjo muzik luhet nga dy BANDS, - grupe instrumentalistesh me burime dhe tendenca muzikale krejt me pole te kunderta, dhe sejcili prej tyre vjen nga nje tjeter vend dhe kultur, pra nje formacion me artiste Internacional Multikulti.
Ne studio gjate incizimeve perjetova (vecanerisht nga albumet e para) emocione, qe nuk mund t´i pershkruaj dhe se do te jene vertet te paperseriteshme.
Performanca e Dinastise se muzikanteve te mirenjohur Familjes LELA nga Permeti ( te cilet jane gjithashtu dhe vellezerit e nenes sime), interpretimi i tyre me mjaft autenticitet, duke i dhene patosin dhe ngjyrat aq te dashura te motiveve te Jugut, per mua qe sikur shija nje enderr shekullore qe po realizohej para syve dhe vesheve te mi.Kur degjoj zerin e magjishem te Maestro Myslym Leles dhe zerin karakteristik polifonik te Bilal Leles ( kenget : Prelude to Albanian Nature dhe Morra Rrugen per Janine), nuk mendoja se do te ishte hera e fundit qe do te kendoja me ta, (te dy dajat nderruan jete vitin e kaluar ).
Kendonim ashtu ulur kembekryq ne studio, prane mikrofonit, dhe mbas xhamit te regjise, qanin nga emocionet gjithe stafi egzekutues gjerman tek degjonin zerin shpirteror te ketyre artisteve te pa perseritshem.Tjeter privilegj i ketij albumi dhe per mua, qe, kur perjetoja sesi bandi im ( perkusionisti star nga Casablanca qe tashme ndodhet ne turne me STING - z.Rhani Krija, MOMO- stari Multitalent nga Algjeria, Panisti i famshem gjerman Hans Lüdemann , bateristi virtuoz Danny Schröteller, etj) megjithese se aspak te familjarizuar me muziken dhe ritmet e thyera shqiptare, bene qe nepermjet interpretimit dhe menyres se tyre mjaft individualle te improvizimit te linjave, te krijonin nje muzike me nje world sound te besueshem, pa humbur dhe deformuar ate c´ka une nepermjet kompozimeve te mija kerkoja te percillja tek degjuesi,pikerisht muziken e nje vendi qe Europa ende e njeh vetem si "vendi i bunkereve" dhe jo si nje vend me nje thesar te motcem me tradita e kultur te pasur!
Pyetje: Albumi "Statement" ju ka ngjitur nga java në javë në vendet e para për muzikën Jazz në Francë, Austri, Gjermani, Danimarkë, Hodilandë, Zvicër si dhe në Angli....... Çka do të thotë për Eda Zarin i gjithë ky sukses?
Zari:
Natyrisht, eshte nje fakt qe me gezon, por nga ana tjeter them se kjo ka nje domethenie te madhe me teper per muziken shqiptare e cila tashme i ka kaluar kufijte e vendi, dhe ka zen vend ne marketin e albumeve internacionale ne Europe, USA si dhe Afriken e Veriut.
Me vjen mire kur hap radion ne stacionet e Gjermanise dhe degjoj pa pritur nje klarinete qe me rrengjeth mishin, i pasuar nga nje Jazz Sound, dhe me pas nje ze qe me vone e kuptova qe isha vete ....thjeshte jam e kenaqur me muziken dhe artin qe bej dhe ndjehem e privilegjuar qe kam nje band qe do ta quaja ajken e ajkes artistike, jo vetem per multitalentin e tyre por per profesionalizmin, spontantitetin, kualitetin e tyre jashtezakonisht improvizator, si dhe boten e madhe shpirterore artistike.
Pyetje: Jeni edhe ambasadore e kulturës shqiptare ku herët keni nisur rrugën e të kënduarit por jeni dhe vete producente, kompozitore si dhe shkruani vete lirikat e kengeve tuaja.
Cili eshte mesazhi qe ju kerkoni te percillni nepermjet kengeve tuaja ?
Zari:
Motoja dhe mesazhi me pllakativ qe do te spikatni ne krijimtarin time ka tre elemente kryesor. Dashuri, Tolerance dhe Paqe midis nesh. Ndoshta tingellon kjo paksa patetike, por a nuk jemi ne ata qe enderrojme sapo hapim syte ne mengjes, per nje dite te mbare, pa kontradita, pa inate, per nje te ardhme plot suksese, te japim e te marrim dashuri ne kete jete,te kuptojme e tolerojme njeri-tjetrin sepse duam paqe, sepse eshte JETA JONE, dhe po nuk menduam ne per jeten tone, ne kete planet kush do te mendoj.
Prap do thoni sa iluzioniste Kjo.....! Jo - Jam pozitive, dhe kete pozitivitet kerkoj te transmetoj me optimizem e sinqeritet tek publiku nepermjet kenges.
Pyetje: Prej më tepër se një dekade të tërë jetoni në Gjermani. A e ndeni mungesën e atdheut?
Zari:
Jane tashme 14 vjet larg Shqiperise, por tre vitet e fundit i jam rikthyer "Kasolles Sime", fakt qe ka natyrisht te bej dhe me aktivitetet artistike. Por ajo c´fare me mungon me shume, eshte publiku i dashur Shqiptar ,e ai kosovar per te cilin kam mall qe prej koncertit tim ne Prishtine.
Pyetje: Keni realizuar tetë albume me diverse stilesh muzikore Klasik-Jazz, Pop -Soul, dhe Worldmuzik, ku në të cilat nuk mund të lihen pa përmendur Co-produksionet me një sërë bands dhe artistë të mirenjohur internacional, midis tyre kitaristi i mirënjohur amerikan Mike Stern ( L.A), superstar-i nga NY. City James Smith, musical star nga Londra John Cashmore, përkusionisti i shquar nga Persia Ramesh Shotam dhe stari i mirënjohur i gjeneratës se ( "Një nga Tarabuka profesionist më virtuose që mund të ndodhet në këtë planet"shkruan Times) Ben Aámara Abdelrhani Krija nga Casablanca (Marroko), producentet Hans Lüdemann, M.Joggerst, R.Pretschner, star Jazz Pianist nga Italia Melo Mafali, dirigjenti i mirënjohur Sir Froschauer dhe kështu lista vazhdon ....Si i kaloni vështirësit nëse i keni me këtë ekip profesionistësh?
Zari:
Per c´fare veshtiresish e kini fjalen?!
Nje gje duhet ta nenvizoj me doemos, kur behet fjale per art, kreativitet, e muzike nuk do te qe e kendeshme te flitej per veshtiresi por per nje mendim dhe qellim te perbashket.
Eshte e vertete kur behet fjale per nje projekt ne te cilin marrin pjese shume instrumentaliste,
kur sejcili prej tyre kerkon te sjelli nje ide te tijen, dhe aq me teper qe te gjithe ata kane krijuar statusin e tyre .E vetmja "veshtiresi" qe do te nenvizoja eshte, se jam e vetmja femer ne stafin tim ekzekutues, ku me duhet te "dirigjoj",13 burra .
Kuptohet qe demokratia artistike ne band ka anet e saj pozitive, sepse keshtu muzika jeton nga Individualiteti muzikal, por nga ana tjeter si thote, nje fjale popullore :- Shume duar prishin gjellen!
Pyetje: A mundeni ti numëroni festivalet botërore që keni debutuar edhe ju?
Zari:
Nuk dua ta egzagjeroj me modestine time, por eshte veshtire te flasesh vete rreth vehtes, prandaj Ju sugjeroj dhe u ftoj Ju dhe lexuestit e nderuar te Gazetes -Bota Sot - kudo qe ndodhen ne bote, te vizitoni faqen Zyrtare te Internetit ne adresen: http://www.eda-zari.com ., ku krahas aktiviteteve te mija do te njiheni dhe me informacione, qe do te jene mjaft me interes per ata qe e adhurojne muziken Shqiptare, dhe te rejat mbi stilet e tjera moderne te muzikes. Ju Falenderoj per mirekuptimin.
Pyetje: Jeni edhe soliste në realizimin e një sërë kollonash zanore të shumë filmave serial televiziv të stacioneve më prestigjioze Gjermane (prezantuar WDR, RTL, ARTE) si dhe featuring singer e siglave publicitare të shume Firmave Imperium -Industriale (Benz Mercedes, Nivea, Seat -Mambo, Maybach, L´Orèal etj).
Keni pasur ndonjë ofertë nga ndonjë televizion shqiptar ne kete drejtim ?
Zari:
Nese e kini fjalen per te prodhuar muziken e kollonave zanore te
spoteve televizive ne Shqiperi,- Jo.
Besoj se Ju e dini qe ne Shqiperi (duke kapur vecanerisht kete aspekt), egziston ende "Ligji i xhungles": -merr c´te gjesh per te mbijetuar, me fjale te tjera
99,9 % e muzikes qe perdoret per Spotet televizive, jane te vjedhura nga muziket e huaja egzistuese, CD-e apo c´fare do te jete qe mund te perdoret si e tille , dhe vetekuptohet qe producenti apo kompozitori i asaj apo kesaj muzike
( qe ndoshta mund te ndodhet ne Los Angels , N.Y, Gjermani, pse e coj kaq larg, sikur dhe ne Shqiperi po te jete) nuk ka per ta gjetur kurre te drejten e autoresise ne "Xhunglen e medias Shqiptare" si dhe ndonje perqindje te paras qe keto media iu detyrohen te japin.
Nga ana tjeter egziston ende mentaliteti, pse duhet te bej nje muzike extra per x apo y spot, pse te harrxhoj para kur " Zhungla " me afron nje alternative me te shpejt dhe pa kosto, pa menduar se do te ishte shume me mire te krijonte nje imazh te ri, produktiti qe reklamohet nepermjet muzikes.
Pyetje: Shqiperia - një vend i cili kryesisht është i njohur rreth katastrofave dhe dramave politike, prezantohet në Albumin "Statement" nga Ju, ku sjellni bukuritë dhe pasuritë muzikale që ka në vetvete.
Si është pritur nga bashkëpunëtorët dhe kritikët?
Zari:
Rezonanca ka qene me shume se pozitive, per te mos thene se kritikat pozitive ndaj "Statement" qene pothuaj se te klakuluara qe kur u ngrit koncepti i albumit.
E them kete sepse, vete isha e bindur me shume se kurre, qe media kerkonte te provokohej nga dicka. Kritika kerkonte "stof" per te kommentuar, e per te realizuar dicka te re e spektakulare.
Ne te shumten e rasteve me shtrohej pyetja , perse e titulluat albumin "Statement" dhe perse menjehere poshte saj nen titullin "toka e bunkereve"?
Dua te me kuptoni drejte sepse dua te dal tek pyetja juaj;
Me siper u thash se kete album, e nisa me nje "Inat " por Inati qe ironik pozitiv, sepse Shqiperia dhe shqipetaret edhe nese njihen paksa ne bote, njihen si nje vend pa te ardhme, i varfer , me probleme kriminaliteti, vend i trafiqeve te ndryshme, vend i bunkereve, vend i paradoxit, i luftrave etj etj. Por njerzit harrojne se nje medalje nuk ka vetem nje "Faqe" por ka dy. Faqja qe une doja te shpalosja qe pikerisht, ajo qe askush nuk do te mund te na e mbuloj dot, pasurine muzikale qe thesari i gures shqiptare mbart ne vetvete. Me falni nuk dua te tingelloj "patriote" ne kete pike, por thjeshte krenari e shendoshe.
Pyetje: Të ndalemi në një kënd tjetër. Si e shihni largimin e shumë intelektualëve (artistëve, mejkëve, inxhinjerëve, piktorëve, shkrimtarëve...) nga Shqipëria, Kosova,me një fjalë nga tokat shqiptare drejt diasporës?
Zari:
Eshte e drejta legjitime e cdo kujt te nderrmari ne nje "stacion" te rendesishem te jetes nje vendim, nje zgjidhje apo c´faredo.Nuk jemi vetem ne shqiptaret e kosovaret qe iu "versulem"Diaspores dhe rrugeve te gjata e te pa "shtruara me flori" te botes, sepse "ato rruge" jo vetem qe nuk i gjetem te shtruara, por prisnin nga ne, qe ti shtronim. Emigrimi, ka qene eshte dhe do te egzistoje nder vite.Natyrisht qe vendet tona kane probleme, ndoshta me te theksuara ne krahasim me te tjeret, por mendoj se nje shqiptar duke qene ne nje pozite ku "ai"nuk mund te ndihmoje veteveten, nuk do te jete ne pozite te ndihmoje shoqerin, prandaj nderrmarrim sipas llogjikes sone, vendime te tilla sepse na mban nje shprese, apo nje enderr per vizione me te bukura per jeten
per ta sistemuar ate ne momenntin ku shikojme nje shanc sado i vogel qe na afrohet.
Sigurisht qe eshte e dhimbshme per nje vend kur shikon se po i largohet , inteligjenca , ajka, fryma e re e gjenerates qe eshte aq e nevojshme per nje vend si vendet tona. Fatkeqesi, por dhe fatmiresi qe kjo gjenerat do te kthehet perseri ne atdhe, por kete here ai inxhinier , biznesman, mjek, apo c´faredo qofte do te jete jo vetem per veten i vlefshem por dhe per vendin. Ju e dini , ne shqiptaret apo kosovaret ( nuk me pelqen ti ndaj kurre) e kemi ne mentalietet , qe sado larg atdheut te shkojme, ne nje lloj forme apo tjeter ,prap « ne kasollen tone » do ta « sjellim « koken sepse aty kemi shpirtin , aty kemi rrenjet.......
Pyetje: Interpretimet e këngëve shqiptare me një orkestrim mjeshtëror, që ruajnë cilësitë me të bukura të folklorit shqiptar janë padyshim një mrekulli. Si e shihni këngët me melos të huaj dhe me tekste gjysmake shqipe, që kohëve të fundit ka marrur hovë në diasporë?
Zari:
E di se per c´fare e kini fjalen...E kini fjalen per ato lloj "produksione muzikore" te cilat te vjen gjynah t´ia serviresh veshit , sepse ne rradhe te pare kane humbur konceptin, nuk jane produksione serioze, dhe se deformojne edhe ato motive shqiptare qe kane vlera per sejcilin nga ne.Nese ato jane te realizuara artistikisht me profesionalizem dhe kane nje senc apo nje mesazh, ku te dyja gjuhet gjejne nje shkrirje homogjene, nuk jam aspak kunder sepse nuk duhet harruar qe jemi ne shekullin 21 dhe mendoj se shume prej nesh duam te njihemi nga kulturat e tjera dhe anasjelltas.Fatale eshte kur muzika dhe gjuha e lirikes se kenges kane marre nje drejtim "pa adrese", kur thone TIRONSIT- "bjeri ti bim"- te dali ku te dale...
Po dhe kjo e fundit ka arsyen e vete, sepse perseri jemi "ne"masa , qe blejme apo e suportojme kete lloj komercialiteti kaq de-mode e pa kuptim.
Harrojme se jeta jone, sot, ka me shume se kurre nevoj per kualitet, dhe aspak per gjera siperfaqesore , kiçig, qe ngjallen sot e vdesin neser...
Pyetje: Kush është fajtor për shundin dhe kiçin?
Zari:
Nuk me takon mua te them se kush eshte fajtor, sepse do te dilnim ne nje liste shume te gjate....Ne aspektin e artit dhe muzikes, duhet thene se jane rrethanat jo te mira financiare, lufta per egzistence e shume muzikanteve,dhe e shume artisteve, si dhe atyre qe duan te behen e s´behen dot, arsye tecilat i shthyjne ata per mbijetuar.ne kete menyre realizojne muzike, kenge apo nje produkt te cilit duan ta prodhojne shpejt, te jete kompatibel per masen, pa kualitet, me ca zbukurime qe te vjen turp ti shofesh apo ti degjosh, dhe e gjitha kjo sepse ata duan te shofin shpejt rezultatin, te vijne shpejt te paraja, dhe te shohin frutin qe vjelin....
Pastaj shija dhe gustoja e keqe varet dhe nga "shoqeria" e cila mund te kete rene ne nje "vorbull" mjerimi , e qe terheq me fuqine e saj c´te gjej perpara.
Pyetje: Në muajin mars nga data 9 -deri me 13 të këtij viti në Düsseldorf te Gjermanise do të mbahet per here te pare nga lloji dhe permbajta e saj MEGA EVENTI "JAVA KULTURORE SHQIPETARE" ku Shqiperia dhe shqipetaret do te prezantojne kulturen Shqipetare, ne te cilen tashme eshte ftuar ajka e intelektualëve shqiptarë, artisteve , shkrimtareve , piktoreve etj.
Per lexuesin internacional te "Bota sot" ky event do te ishte me mjaft interes si dhe natyrisht per lexuesin Shqiptaro- Kosovar qe ndodhen ne Gjermani si dhe vendet e tjera fqinje..!
Zari:
Ne nje takim qe pata vitin e kaluar me Ministrin e kultures Gjerman Herr Dr. Michael Vesper, i tregova per iniciativen time per te organizuar nje jave kulturore ketu, ku Shqiperia te prezantonte anen e arte te "medaljes" se saj , qe Europa nuk e njeh.Me shume optimizem, ai e mirepriti kete iniciative e cila menjehere gjeti nje mbeshtetje te padiskutueshme e shume ideale nga Ambasda Shqipetare ne Berlin, nga ambasdori yne Z.Gazmend Turdiu si dhe zevendes ambasadori Z.Jorgji Kote te cilet kane perkrahur pa rreshtur dhe evente e aktivitete te tjera ne kete vend.Nuk mund te le pa permendur dhe zoterine tij te nderuar Herr Roschenbach nje nga Kosnsujt e nderit Gjerman, qe reprezanton Shqiperine ne Gjermani.
Java e kultures suportohet nga Min.e Kultures dhe Sporteve te Shqiperise, nen kujdesin e vete Min.te Kultures Z.Blendi Klosi, si dhe nga decenati gjeneral i Kultures se Landit te Nord Rhein Westfalia-s -Kulturamt Z.Prokow, nga Min.e Kukltures, Ndertimeve , e Sporteve NRW-Gjermane dhe Min.i Saj,
Zoti Dr.Michael Vesper, Instituti i mirenjohur Heinrich - Heine, Filharmonia e Düsseldorfit -Tonhalle, Instituiti i artisteve Gjerman- Malkasten, Deutsche Welle, WDR -Funkhaus -TV&Radio, Akademija e Filmit Gjerman -Metropol dhe Jung & Zari Management.
Hapja e Javes do te behet me shkrimtarin me te mirenjohur, figuren me te nderuar te letersise he romanit shqiptar zoterin e tij te nderuar Ismail Kadare, dite e cila do te pasohet nga nata e filmit shqiptar, nga nata e reportazhit dhe dia show , ne te cilin nder te tjere do te jete i ftuar ,Zoteria e tij e nderuar, ai qe ka rrembyer zemrat e rinise Tiranase, ai qe teorine di ta ktheje ne praktike, per te cilin kam simpati te vecante, Bashkiaku i Tiranes Z. Edi Rama. Nder te tjerash, do te kemi gjithashtu dhe naten finale te javes, e cila do te mbyllet me koncertin spektakolar festiv i cili do te organizohet ne sallen prestigjoze te Filharmonise se Düsseldorfit -Tonhalle. Aty do te ndodhen te gjithe prominentet e lartepermendur.
Java do te mirepresi te gjithe publikun Shqiptare - e Kosovar, te gjithe bashkeatedhetaret si dhe publikun Gjerman e ate Internacional, sepse sic e thash ky event nuk eshte konceptuar si nje event vetem per komunitetin Shqiptar, por ne interesin e Kultures sone ,ne kete jave Shqiperia do te "hapi portat e saj" per te gjithe ata qe jane te interesuar ta njohin Shqiperine me nga afer.
JAVA KULTURORE Shiptare, do te bej te mundur ngritjen e "Urave " midis dy kulturave te dy vendeve -Shqiperi -Gjermani, per tu njohur dhe ardhur me afer ne dialog me te ngushte me njeri-tjetrin. Java Shqiptare ne Düsseldorf, do ti "HAPI" publikut (gjerman si dhe atij te ardhur nga vendet fqinje apo nga miqte dhe adhuruesit qe ka Shqiperia ne Bote,) "Dyert" e horizontit te kultures .
JU UROJ TE GJITHEVE MIRESEARDHJEN NE KETE JAVE- si dhe Ne KONCERTIN E MADH FESTIV- i cili do te mbahet me 13 MARS 2004 ne TONHALLE Düsseldorf. Per me shume info referohuni ne Faqen e internetit tim. Me kete rast ftojme zyrtarisht dhe Median tuaj te nderuar -Bota -Sot te jete prezente ne kete event Internacional Shqiptar ne Diaspore, gje qe do te na gezonte se tepermi.
Pyetje: Kur do ta vizitoni Kosovën dhe ç'kemi risi nga Ju.... po planet?
Zari:
Eshte mire te besh plane, por mire eshte te reagosh per momentin, gje qe gjithashtu nuk eshte e lehte. Kosova dhe publiku kosovar jane shume te dashur per mua, dhe besoj se nuk do te jete e larget dita, qe te piqemi perseri, e te ndajme emocionet tona nepermjet gjuhes se muzikes, dhe dashurise per paqe.
Pyetje: Ku ndjeheni më mirë gjatë koncerteve, në skenat prestigjioze botërore apo në ato shqiptare?
Zari:
Skena eshte "Shtepija ime" , publiku eshte privilegji im.
Nje gje duhet ta nenvizoj, publiku dhe skena shqiptare mbetet Favoriti im, per vete faktin se jam rralle para tij.
Pyetje: Para një muaji, keni kënduar në diskotekën Time në Gjermani, pronë e ish kampionit botëror në karate Enver Idrizi, ku është edhe hera e parë e prezantimit tuaj në nje diskoteke shqiptare. Si keni kaluar dhe si jeni pritur nga bashkëkombasit?
Zari:
Zoteria e tij e nderuar Endver Idrizi eshte nje figure, qe me plot kuptimin e fjales gezon respektin e Shqipatereve kudo qe ata ndodhen ne Bote, jo vetem per emrin e tij si nje kompion Bote por sepse (si dhe shume shqipetare e kosovare te tjere, figura te nderuara) iu eshte gjendur vendit dhe Shqiptareve ne momente te veshtira, dhe ka kontribuar me ndihmen e tij me mjaft gadishmeri.Kjo e fundit te imponon respekt dhe krenari. Kjo qe dhe nje nga arsyet, qe une pranova me shume dashamiresi ftesen e zotit Idrizi, i cli eshte dhe nje mik i mire i familjes,
per te qene prezente ne inagurimin diskotekes "TIME" ne Gelzenkirche, ne inagurimin e se ciles gjendeshin dhe figura te tjera prominente si p.sh. Min.i sportit te Kosoves, e titullar te tjere nga Sporti , Arti e Kultura.
Me kete rast ne shenje respekti per te "zotin e shtepise" dhe ketij eventi i pershendeta te ftuarit me kengen dhe zerin tim duke qene thjeshte nje fragment i vogel, jashte programit te muzikes se diskotekes.Me vjen mire kur shikoj rinine kosovare qe gezon dhe mblidhen ne paqe sebashku per te kaluar caste te bukura ne gjirin e tyre.
Pyetje: Televizionet tona, a e kanë tepruar shumë lirinë e disa këngëtarëve të vetë shpalluar, ndërsa artistët e vërtetë janë në hije?
Zari:
.....si t´jua them , duke mos qene e informuar per ate c´ka ekrani Kosovar apo Shqiptar i afron shikuesit, nuk mundem te gjykoj !
Por, kur degjoj se artistet e mirefillte nuk suportohen, nuk bej habi.
Do thoni perseri ,Pse? Sepse eshte ajo qe thashe pak me larte....Masa kerkon dashur pa dashur dicka qe as vete nuk di se ne te vertet c´do!
Nje trup i xhveshur marketohet me lehte sesa nje ze i bukur apo nje kengetar profesionist......kjo eshte fatale, por besoj se mund te ma ndiqni mendimin
Sot, jo vetem ne ekranet Shqiptare po dhe ne ekranet e huaja
jemi te konfrontuar me fakte te tilla, ndoshta pak klishe kjo e fundit por njeperqindje e madhe e video klipeve jane te koncipuara keshtu.
Une jam per progresiven dhe modernen, si dhe per erotiken ne skene, film, ekran apo c´fare do qofte , por jo per Fasade pa permbajtje.
Artisti i vertet, apo kengetari me karrier te gjate ne kete zhander, sado te lihet ne hije, ai do te bej artin e tij, si me 16 vjec, poashtu me 60 vjec, qofte edhe per nje publik sado te vogel i cili e vlereson me respekt.
Une jam me shume per kualitetin se sa kuantitetin.Shpresoj se ne te ardhmen dhe publiku yne, do te kthehet perseri te kerkoj kualitetin jo vetem ne art por dhe ne jete.
Me lejoni me kete rast edhe njehere t´ju uroj gjithe te mirat duke i uruar keshtu njekohesisht Gazetes -Bota Sot si dhe ju suksese te metejshme ne misionin Tuaj kaq fisnik. Qendroni gjithmone keshtu te vertete, dhe kontribues ne sherbim te shoqerise dhe te gjithe shiptareve kudo qe ndodhen ne bote. Gjithashtu me lejoni te pershendes perzemersisht te gjithe shqipetaret .
Shendet e Fat te mbare. Zoti Ju bekofte !
E juaja
Eda Zari
___________________________
Intervistuar nga Z.Dashnim Hebibi-
Bota Sot -Zürich
AlbMuzika.Com