IKEN PERGJITHMONE RAY CHARLES...

Nga Simbad Detari
Dje ne mbremje, ne moshen 73, vjeç vdiq ne rezidencen e tij ne Beverly Hills, kengetari i shquar, legjenda e "soul"-it, "The Genius" - Ray Charles. I verber qysh ne femijeni, kengetari i njohur ne mbare boten ka dhene mbi 10.000 koncerte e ai ishte njekohesisht artist me nje liste te pafund suksesesh, nje interpretues qe s'njohu lodhje kurre, me kenge te panumerta nga te cilat une, personalisht, qysh ne rinine time te hereshme, kam gjithmone ne veshe e ne zemer, te famshemen kenge te tij "Georgia on my Mind". ... Raymond Charles Robinson lindi ne 23 shtator te vitit 1930 ne Albany te Géorgias. Ai kaloi nje femijeni te varfer e tronditese ne jugun amerikan te shquar per urrejtjen raciste ndaj te zinjve. Shume shpejt,"mikja" e tij e zemres behet muzika e ai kalon ore te tera duke degjuar ne nje juke-boxe. "Une linda bashke me muziken. Ajo ishte pjese e trupit tim siç ishin edhe zemra ime, mushkerite, shpretka, ajo ishte gjaku im" - do te rrefente ai me vone. Por jeta e tij ishte nje gjeme. Ne moshen 5 vjeç i mbytet i vellai e me pas ai humbet shikimin nga glaukoma. Nena e miqte e saj e ndihmojne e ai, arriti te hyje ne nje nje shkolle per te verberit, ku te bardhet e te zinjte ishin te ndare ne klasa te ndryshme.

Ne krye te disa muajve nis te mesoje te lexoje me gishta, por ishte ne vit te dyte qe ai u perfshi nga ambicja qe te behej nje muzikant i "vertete". Nis te marre kurse pianoje e njihet me muziken klasike. Por, te deshifrosh notat muzikore, eshte nje stermundim i madh per dike qe eshte i verber. Por ai ka nje vullnet te rralle e i'a del mbane. I meson partiturat"permendesh"dhe luan bukur ne piano. Perveç pianos ai merr pjese ne korin e shkolles dhe e "kalon kohen" mes amatoreve te xhaz-it. ... Kur Ray Charles eshte 15 vjeç humbet t'emen. Mbetet jetim,i vetem ne dhimbjen e tij. Mbas disa muajsh te veshtire e me helm ne zemer ai nis nga pasioni i tij perseri, kesaj here me me teper force e vullnet. I sigurte ne vetvehte e me bindje per talentin e tij, kompozon nje pjese "Confession Blues" dhe e interpreton ate ne saksofon. Por pjesa nuk ben çudira dhe ai nise te provoje fatin gjetke, ne Tampa. Dhe, per fat, aty gjen dy vende pune si pianist. Nje ne grupin "Charlie Brantley's Honeydrippers" e tjetrin ne "Florida Playboys". Me pas, Ray del ne krye te nje grupi tjeter muzikor. Ne ate te quajtur "Quartette Manzy Harris" dhe jep shfaqje ne Club Skyhaven.

Pastaj vijojne suksese te vogela por qe, sidoqofte, ndikojne qe ai te behte disi i njohur, duke lojtur muzike ne "Elks Club" e pastaj ne shoqeri me kontabasistin e njohur Milton S.Garret ai formon trion McSon. Eshte pikerisht gjate kesaj periudhe qe lind edhe stil i i te kenduarit "Ray Charles",i cili e beri ate te njohur ne mbare boten. Gossi, pjestari i trete i grupit e keshillon ate qe te mbaje syze dielli per te evituar keshtu"kureshtjen"e publikut i cili shokohet nga shikimi bosh e pa drejtim i kengetarit. Ray vendos te mbaje syze dielli e qe prej atij çasti, askush ne bote, nuk mund t'a imagjinoje artistin e madh pa syzet e tij"legjendare". Eshte koha e koncerteve dhe e turneve por, njekohesisht edhe e ngjarjeve te madha te jetes se tij. Ai njihet me Quincy Jones e cila nuk kishte veçse 15 vjeç e Ray Charles nis t'i jape asaj kurse ne piano.
...Por jeta per Ray Charles nuk eshte vetem"roze". Ai nis te konsumoje droge, fillimisht mariuhana e pastaj heroine. Per 16 vjet me rradhe droga ben pjese ne jeten e tij duke i shkaktuar pasoja te renda. Por, megjithate, ai vazhdon te kendoje. Ne nentor te vitit 1948, disku i pare i tij arrin nje fare suksesi. E, pastaj, vijojne disa vite turnesh e deshtimesh ne jeten sentimentale e ne ate te egzistences se perditeshme. Por, me pas, nga viti 1952 e gjer me 1959, suksesi i tij ishte i paperrmbajtur. Me 1954, kenga"The Things I want to Do"kalon ne vend te pare ne hit-parade i me vone pasohet nga nje tjeter "It Shoulda Been Me". Ray Charles krijon nje orekester te tijen dhe nis nje sere turnesh neper shtete te ndryshme te vendit. Nderkohe, vazhdon te krijoje. Shkruan "Ray's Boogie", pastaj "I Got a Woman", homazh per te dashuren e tij Della Bea e qe do te cilesohej si suksesi i tij i pare i madh ne shkalle kombetare. Jet a ne vazhdim do te zhvillohet pastaj me nje shkelqim e sukses verbeues. Ai interpreton kenge qe do te mbeten te pavdeksehme si "What'd I Say", "Hit the Road Jack", "I can't Stop Loving You". Dhe pa dyshim ajo, me e madhja kenge mes te medhave: "Georgia on my Mind". Ray Charles trumfon ne Festivalin e Newport me 1958, ne Carnegie Hall me 1959 dhe niset ne Europe per te korrur suksese te tjera te pafund.

I jep fund konsumimit te droges dhe ze vend si nje nga zerat me te medhenj te viteve '60 e me pas, duke u konsideruar si nje nga nga kengetaret me te shquar te kohes ne mbare boten. Por rruga e tij nuk mbaron me kaq. Ai nuk pushon kurre se dheni koncerte. Ne 22 maj te vitit 2003, ne Los Angeles, dha koncertin e tij te 10.000-te. "Nuk e ndjej lodhjen kurre dhe ajo qe eshte me e rendesishmja dhe qe per mua eshte gjitheçka eshte fakti qe ne jeten time s'ka asgje me te shtrenjte se muzika" - u shpreh ne fund te ketij koncerti ai...
...Ray Charles vdiq. Zemra e tij pushoi mbreme se rrahuri, por kenget e tij do te bejne te rrahin ne pafundesi me miliona zemra te tjera... Ato te adhuruesve te tij...
AlbMuzika.Com