11 Maj 2007
Shqiperia eleminohet ne gjysem finale
Pas interpretimit dinjitoz te Frederik Ndocit, kenga shqiptare nuk kalon dot ne finale

Eshte perseri ai moment i vitit kur mbi 120 milione teleshikues nga e gjithe bota ulen para ekraneve dhe shohin Festivalin Europian te Kenges. Shume Europiane e ndjekin per arsye humori dhe shume te tjere, kryesisht ne vendet e vogla e shohin si nje shpalosje te vertete te vlerave te tyre kombetare. Sot u zhvillua gjysem finalja e festivalit ku mes 28 konkurruesve per te kaluar ne finale u gjend edhe Shqiperia me kengen 'Hear my Plea' te kenduar nga Frederik Ndoci me muzike te Ardian Hiles dhe tekst te Pandi Lacos. Vetem 10 prej tyre u kualifikuan per ne finalen e te shtunes dhe kenga shqiptare nuk ishte mes tyre.
Kjo eshte hera e katert qe Shqiperia mori pjese ne Festivalin Europian dhe e para here per Frederik Ndocin. Kenga 'Hear my Plea' (Degjoje thirrjen time) me titull origjinal 'Balada e Gurit' ishte nje balade e bukur e interpretuar me shume emocion dhe dinjitet nga Frederik Ndoci. Biles Ndoci mbart gjithnje aftesine per te na habitur me zerin e tij te fuqishem qe nuk u lekund ne asnje note gjate interpretimit live ne skenen e Helsinkit. Sidoqofte, mungesa e mbuleses se madhe mediatike reflektoi ne nje fare menyre shanset e kualifikimit te Shqiperise ne finale - qe sot ishin shume te pakta. Shume pak Shqiptare ne vendet Europiane ishin ne dijeni te zhvillimit te gjysem finales dhe kjo per faj te mos informimit te qarte mediatik rreth konkurrimit te Shqiperise ne te. Nga ana tjeter, packa kjo kenge ishte e pershtatshme per te fituar Festivalin e Kenges ne RTVSH, a nuk ishte zgjedhja me e mire per te perfaqesuar Shqiperine ne EuroFinale? Nje balade teper melankolike dhe e pakuptimte per publikun Europian.
Shume zera e parashikuan qe edhe nese Shqiperia kalonte gjysem-finalen, do t'a kishte teper te veshtire te merrte pikavarazh te mjaftueshem gjate finales, gje qe do e conte kengen e vitit te ardhshem perseri ne gjysem-finale. Tashme kjo gje eshte e sigurte. Shqiperia perjetoi eksperiencen e hidhur te vitit te kaluar, kur Luiz Ejlli nuk arriti te kualifikohej dot per ne finale. Pas provave te sotme, agjencia EscToday.Com qe mbulon spektaklin e Eurovizionit, u shpreh se 'megjithese interpretimi eshte i forte, kenga shqiptare mbetet dicka e harrueshme, sidomos pas nje performance dinamike te hollandezeve para saj. Por bravo i qofte Frederik Ndocit dhe grupit te tij per krijimin e nje ambjenti mistik mbi skene'. Si perfundim, as Hollanda dhe as Shqiperia nuk u kualifikuan, pas nje procesi skandaloz votimi ku shume prej te preferuarve si Izraeli apo Hollanda kthehen ne shtepi te zhgenjyer.

Grupi shqiptar gjate provave te gjysem finales
Publiciteti i grupit shqiptar gjithashtu la shume per te deshiruar, si gjate viteve te shkuara. Ne faqen zyrtare te RTVSH-se mungonte edhe informacioni me minimal rreth kenges qe perfaqeson Shqiperine ndersa shume pjesemarres te tjere kane faqet e tyre personale dhe grupin e tyre publicitar qe merret me promovimin e kenges se tyre tek mediat e interesuara nga ky spektakel. Shqiperia kete radhe jo vetem qe nuk beri PR (maredhenie publike) tek mediat Finlandeze por ajo nuk i kushtoi vemendje as mediave vendase shqiptare qe mund te ishin instrumentale ne mobilizimin e diaspores per te votuar permese telefonit, gje qe edhe mund ta kalonte kengen shqiptare ne naten finale.
Sipas nje jurie jo-zyrtare te organizuar nga TV britanik BBC, Gjermania pritet te jete nje nga kenget me te vleresuara, e ndjekur nga Zvicra, Serbia, Gjeorgjia dhe Spanja. Mbetet per tu gjykuar ky parashikim i BBC gjate finales se te shtunes.
Sot Frederik Ndoci shpalosi ngjyrat shqiptare ne skenen europiane te Helsinkit. Pavaresisht moskualifikimit te tij, Ndoci arriti te tregonte se zeri i tij mbetet ende nje perle e kenges shqipe dhe se publiku shqiptar mund te prese ende prej tij. Nderkohe, i njejti publik duhet te kerkoje me kembengulje ndryshimin e procesit te zgjedhjes se perfaqesuesit shqiptar ne Eurovizion. Ndoshta kalimi i zgjedhjes nga RTVSH direkt tek publiku shqiptar, do te arrinte qe nje dite Shqiperia te luaje me nota moderne dhe me performanca me te fresketa per te siguruar nje pjesemarrje ne finalen e vitit te ardhshem.
AUDIO
Degjoni Kengen Shqiptare 'Hear my Plea'
VIDEO
Shihni Videon e Kenges Shqiptare
__________________________________________________________________
AlbMuzika.Com