18 Maj 2006

Shqiperia nuk arrin dot finalen e Eurovizionit
Luiz Ejlli dhe grupi shqiptar do e shohin finalen nga ekranet e Tiranes

Albania in Eurovision

Nga Ralf Gjoni

Sado qe shumica prej nesh e ironizojme si eveniment kulturor, mbi 120 milione teleshikuesh nga e gjithe bota priten qe te ndjekin finalen e Festivalit Europian te Kenges - Eurovision 2006 ne Athine. Shqiperia kete vit konkuroi ne gjysem-finale me kengen fituese te Festivalit te Kenges ne RTVSH me titull "Zjarr e Ftohte" te kenduar nga Luiz Ejlli. Muzika dhe teksti jane shkruar nga Klodian Qafoku dhe Floran Kondi. Sidoqofte Shqiperia per here te pare te pjesemarrjes nuk kalon dot ne finale.

Kjo eshte hera e trete qe Shqiperia mori pjese ne Festivalin Europian dhe e para here qe kenga u kendua ne Shqip dhe jo ne Anglisht. Luiz Ejlli tha se "kenga ka nje ndjenje te forte shqiptare dhe si e tille tingellon me mire ne Shqip. Ka nje pjese polifonike brenda saj qe nuk do shkonte aspak ne Anglisht. Kete vit kishim edhe mbeshtetjen e fansave, keshtu qe vendosem t'a kendonim ne Shqip".

Sot ne mbremje Shqiperia konkuroi me 22 vende te tjera per te kaluar ne finalen e te Shtunes. "Kjo eshte hera e pare qe kendoj para nje numri kaq te madh njerezish", u shpreh Luiz Ejlli gjate nje konference per shtyp kete jave ne Athine. "Por nuk kam frike. Do te jap maksimumin tim sepse nuk perfaqesoj veten por gjithe vendin tim. Kam besim se do kualifikohemi per ne finale". Eshte e vertete qe Luizi dhe grupi shqiptar dhane maksimumin e tyre por kualifikimi per ne finale ishte i veshtire dhe ne nje fare menyre pritej nga shume njerez dhe kritike.

Prej kohesh, kenga "Zjarr i Ftohte" ka qene ne qender te shume debateve dhe mjaft kritikave per sa i perket perfaqesimit qe ajo do i bente Shqiperise ne nje festival si Eurovizioni. Eshte e vertete qe kjo kenge nuk mund te krahasohet me kengen e pare 'The Image of You' te kenduar nga Anjeza Shahini dy vjet me pare por shume kritike mendojne se ajo do ishte me dinjitoze se sa kenga e vjetshme 'Neser Shkoj' e kenduar nga Ledina Çelo me te cilen Shqiperia perfundoi ne vendin e 18, pothuajse ne fund te renditjes. Nuk duhet harruar qe per shkak te renies ne vendin e 18 vitin e kaluar, Shqiperise iu desh te ndeshej ne gjysem-finale kete vit.

Albania Eurovision 2006
Grupi shqiptar gjate provave dhe intervistes kete jave

Ajo qe te befason me teper ne gjithe kete mesele eshte mungesa e menaxhimit te reklamimit dhe promocionit te kesaj kenge. Ndersa shume grupe te tjera gjate ketyre dite nuk rreshten se organizuari konferenca per shtyp dhe takime me mediat e ndryshme, grupi shqiptar dukej paksa i izoluar dhe jashte loje. Kjo ndoshta vjen edhe nga nje inefikasitet gjithnje e ne rritje nga ana e Radio Televizionit Shqiptar qe eshte pjesemarresi zyrtar i Eurovizionit. Per shembull ne faqen e internetit te Eurovizionit, lidhja e faqes shqiptare te çon tek faqja e RTVSH-se qe te zhgenjen menjehere me primitivitetin e saj dhe mungesen totale te informacionit mbi kengen pjesemarrese ne Eurovizion. Lidhja 'FITUESI' te çon tek nje faqe boshe me dy fjale te pakuptimta ne te: "NE PRITJE". Ne menyre paradoksale, keto fjale simbolizojne ndjenjen e te gjithe shqiptareve qe krenohen nje here ne vit me nje perfaqesim qe Shqiperia ben ne nje festival nderkombetar..."Ne pritje". Do te ishte mire qe per vitin qe vjen te kete nje program me te qarte per promovimin e kenges shqiptare. Nje fond minimal nga Ministria e Arsimit do te mjaftonte per te angazhuar disa faqe interneti qe promovojne muziken shqiptare ne menyre qe te mobilizoheshin te gjithe fansat e diaspores ne Europe per te votuar kengen shqiptare. Fundi i fundit, sado qesharak te jete Festivali Europian, ai mbetet nje platforme nderkombetare ku vende te vogla si Shqiperia do te perfitonin shume nga reklamimi i vlerave te tyre kulturore per miliona telespektatore dhe degjues te radios, per te mos permendur milionat e tjere nga e gjithe bota qe futen çdo dite ne faqen zyrtare te Eurovizionit.

Kete radhe eshte e qarte qe mbeshtetja emocionale qe i bene votuesit grupit shqiptar nuk mjaftoi per te çuar tingujt shqiptare ne finalen e eurovizionit. Kjo pa dyshim qe ngre pyetje per te ardhmen e menaxhimit, promocionit dhe ndoshta edhe perzgjedhjes se kengeve shqiptare ne te ardhmen. Eshte e qarte qe RTVSH nuk ka aspak aftesi menaxhuese dhe promocionale. Nuk u be asnje fushate mediatike asnje konference suplementare per mediat, asnje informacion ne internet, asnje bashkepunim me faqet e tjera kulturore shqiptare ne internet. Ka shume mundesi qe shume shqiptare te diaspores nuk ishin ne dijeni te konkurimit te Shqiperise ne gjysem-finalen e sotme. Si rrjedhoje, shume prej tyre nuk munden te jepnin voten e tyre.

Mbeshtetja shume e nevojshme per kengetaret e rinj shqiptare ishte pothuajse inegzistente. Kjo shtron pyetjen nese Radio Televizioni Shqiptar qe eshte anetar i EBU (European Broadcastin Union), instituti i cili organizon Eurovizionin, meriton te mbaje ekskluzivitetin e kesaj anetaresie. A nuk do ishte me mire nese Shqiperia te perfaqesohej ne keto festivale nderkombetare me perzgjedhje me dinjitoze dhe nga institucione me serioze? Kete rol mund t'a luajne televizionet private shume me mire se sa RTVSH qe mezi po mbijeton ne vorbullen e krijuar nga tregu privat dhe i larmishem i mediave. Eshte e sigurt qe perzgjedhja e nje festivali te organizuar nga Top Channel do te ishte shume here me e bukur dhe perfaqesuese per Shqiperine se sa kenget e Festivalit Kombetar qe lengon me paterica cdo vit duke vazhduar te mbijetoje vetem per inerci te nostalgjise te te kaluares. Fansat shqiptare kete vit jane te zhgenjyer dhe ashtu sic shkruhet edhe ne faqen e RTVSH-se, ata mbeten 'NE PRITJE' te nje perfaqesimi me dinjitoz vitin e ardhshem.

AlbForum.Net: Cfare mendoni per kengen shqiptare ne Eurovizion 2006?

Degjoni kengen "Zjarr i Ftohte" kenduar nga Luiz Ejlli

Klikoni ketu per detaje te metejshme rreth kenges shqiptare ne Eurovizion 2006

__________________________________________________________________

A
lbMuzika.Com