
Greqia merr trofenë e festivalit
ndërsa Shqiperia mbetet në vendin e 16 . . .
22/05/2005
Pergatitur nga Ralf Gjoni
Festivali Evropian përfundoi sot në mbrëmbje me një fitore spektakolare të Greqisë. Helena Paparisu merr trofenë e festivalit për vendin e saj, Greqinë, gjë që do të thotë se vitin e ardhshëm Eurovizioni do të organizohet në Athinë.

Helena Paparitsu Gjate Nates Finale
Ky vit sipas kritikëve muzikore ishte një nga vitet më të mira të Festivalit Evropian për sa i përket cilësisë së këngëve. Një zhgënjim i madh për të gjithë Shqiptarët që prisnin më tepër për vendin e tyre. Shqipëria përfundoi në vendin e 16-të falë votave të Maqedonisë, Serbisë & Malit te Zi dhe Greqisë. Kush tha që Festivali Evropian nuk ka të bëjë me politikën???

Ledina Celo Gjate Nates Finale
|
 |
Grupi Shqiptar Gjate Finales - Klikoni per t'a zmadhuar
Ledina Çelo Përfaqëson Shqipërinë
në Festivalin Evropian të Këngës
Radio AlbMuzika ju ka rezervuar nje edicion special me rastin e Festivalit Evropian qe zhvillohet kete te Shtune, me 21 Maj 2005 ne oren 21:00 (me oren e Shqiperise) ne Kiev, Ukraine. Do te keni mundesi te degjoni kengen shqiptare ne anglisht si dhe informacione te tjera qe nga historiku deri tek fituesit e mundshem te festivalit. Degjoni Edicionin Special Tek Radio AlbMuzika.

Grupi Shqiptar ne Kiev 2005
Kenget e Kualifikuara per Naten Finale
Sipas Radhes se Interpretimit
01. Hungaria
02. Mbreteria e Bashkuar
03. Malta
04. Rumania
05. Norvegjia
06. Turqia
07. Moldavia
08. Shqiperia
09. Qipro
10. Spanja
11. Izraeli
12. Serbi & Mali i Zi
13. Danmarka
14. Suedia
15. Maqedonia
16. Ukraina
17. Gjermania
18. Kroacia
19. Greqia
20. Rusia
21. Bosnia & Herzegovina
22. Zvicra
23. Latvia
24. Franca
Pas një seance fotografike të gjatë në konferencën e shtypit, Ledina Celo u përgjigjet disa pyetjeve të Eurovizion-TV:
Eurovision.tv: Mirë se keni ardhur, gëzohemi që takohemi me ju sot. Me sa duket gazetarët janë më te interesuar nga ana fizike se sa nga zëri juaj…
Ledina Çelo [Qesh]: Jam mësuar me këtë gjë. Kam eksperiencë të mire si fotomodele. Mendoj se shumica e vajzave a kanë ëndërr ta provojnë dhe unë pata fatin të me jepej rasti. Por tani jam këtu të këndoj dhe të përfaqësoj vendin tim, kjo ka rëndësi.

Grupi Shqiptar Gjate Provave Kete Jave - Klikoni Fotografine per ta Zmadhuar
Eurovision.tv: A mund të na tregosh pak për influencat muzikore në jetën tuaj? Ju udhëtoni shumë, kështu që duhet të ketë shumë influenca.
Ledina Çelo: Le të përgjigjem kështu: Së pari Ledina është nje këngëtare. Dëshira ime është të kombinoj bukurinë me zërin. Rrënjët e mia janë tek muzika klasike sepse atë studiova në Akademinë e Arteve në Tiranë por muzika ime e preferuar është hip-hopi dhe R&B. Adhuroj këngëtare si Whitni Hjuston apo Areta Franklin. Biles kam kënduar disa këngë të tyre në shumë koncerte. Por kur vjen fjala për Festivalin Evropian, dua të shfaq ngjyrat e muzikës tradicionale shqiptare dhe kuptimin që ajo ka për mua.

Ledina Celo dhe Grupi Shqiptar
Eurovision.tv: Pra ju zgjidhni këtë lloj muzike vetëm për Festivalin Evropian?
Ledina Çelo: Po , patjeter. Kur dëgjon ndonjë këngë ne Eurovizion, shumicën e kohës e dallon origjinën e këngëve. Dhe meqë unë përfaqësoj vendin tim, Shqipërinë, dua që njerëzit të njihen me muzikën e saj të mrekullueshme. Pra këndimi i një kënge tipike shqiptare ka shumë kuptim për mua, se nuk kam ardhur këtu të këndoj ndonjë këngë të Tina Tërner. [Qesh]

Kliko Reklamen - Dyqani Virtual tek AlbMuzika.Com
Eurovision.tv: Teorikisht, nëse do t'ju duhej të zgjidhnit midis një kënge fantastike popi dhe një kënge tradicionale shqiptare – cilën do zgjidhnit?
Ledina Çelo: Hmmm, shumë pyetje e mire. Për mua Festivali Evropian nuk është konkurs. Eshtë një festim i të gjithë vendeve të Evropës. Pra do zgjidhja këngën time gjithnjë. Me lini të spjegohem. Për mua, ky festival është një hap drejt nje publiku ndërkombëtar sepse je më i dukshëm. Dhe pasi të këndoj “Nesër Shkoj”, mund të shohim nëse e ndryshojmë stilin ndopak. Por mendoj se kjo është strategjia më e mire. Kështu, kam mbështetjen e të gjithë publikut Shqiptar kudo ne Evropë, gjë që nuk mund të nënvleftësohet.

Ledina dhe Vajzat
Eurovision.tv: Dakort, le të supozojmë se ju fitoni te Shtunën. Çfarë do të bëni dhe çfarë mund të presim nga Shqipëria si vend organizues?
Degjoni Edicionin Special Tek Radio AlbMuzika
Ledina Çelo: Nëse unë fitoj? [Duket e frikësuar]. Të jem e sinqertë, nuk e di, nuk jam menduar rreth kësaj ende. Por nëse Shqipërisë do t'i duhej të organizonte Festivalin Evropian vitin që vjen, ju siguroj që stili i këngës që po sjell këtë vit në Kiev , do të jetë shumë më popullor. Ne do t'i tregonim të gjithëve se çfarë vendi të bukur kemi dhe do i ftojmë që të vijnë dhe ta shijojnë atë. Eshtë një vend me njerëz të mrekullueshëm dhe mikpritës. Ata bëjnë që çdokush që vjen një herë në Shqipëri të dojë të vijë përsëri. Dhe nuk po e them këtë se jam Shqiptare! [Qesh]
Eurovision.tv: Atëhere shpresojmë që të rishihemi vitin që vjen. Ju urojmë fat të mbarë në festival dhe ju falenderojmë për këtë intervistë.

Klikoni ketu per te Kaluar ne Faqen Elektronike te Eurovizionit
__________________________________________________________________
AlbMuzika.Com