Me
ne fund ne EUROVIZION
15
Maj 2004
Nga
Ralf Gjoni
Grupi Ukrainas, fituesit e Eurovizion 2004
Ukraina fiton Festivalin Evropian te Kenges 2004.
Ruslana, kengetarja, producentja dhe kercimtarja Ukrainase merr trofene Evropiane qe i jep te drejten vendit te saj te organizoje Festivalin Evropian vitin e ardhshem. Ndonese nuk e prisnim, shumica e teleshikusve te 36 vendeve votuese preferuan Ukrainen ne vend te Serbise apo Greqise qe ishin vendet pasuese ne liste. Ndersa kenga Shqiptare e kenduar me shume talent nga Anjeza Shahini zuri vendin e shtate. Anjeza ishte nje nga kengetaret e preferuara gjate festivalit nga shume kritike si nje fituese e mundshme. Por nuk ishte e thene. Kenga Ukrainase "Wild Dances" kombinonte muziken folklorike me kercimtare te veshura me lekure. Kenga ishte frymezuar nga malesoret e maleve te Karpatit dhe perfshinte instrumenta tradicionale si dhe levizje teper dinamike vallesh. Megjithate kenges Ukrainase i mungonte melodia. Pas nje ore qe ka mbaruar festivali, nuk me kujtohet asnje motiv nga melodia e kenges. Linte shume per te deshiruar! Nuk krahasohej kurre me kengen Serbo-Malazeze apo me ate Shqiptare.
Ja renditja perfundimtare e nates finale:
| |
POZ |
VENDI |
PIKE |
 |
 |
1 |
Ukraine |
280 |
 |
 |
2 |
Serbia & Montenegro |
263 |
 |
 |
3 |
Greece |
252 |
 |
 |
4 |
Turkey |
195 |
 |
 |
5 |
Cyprus |
170 |
 |
 |
6 |
Sweden |
170 |
 |
 |
7 |
Albania |
106 |
 |
 |
8 |
Germany |
93 |
 |
 |
9 |
Bosnia & Herzegovina |
91 |
 |
 |
10 |
Spain |
87 |
 |
 |
11 |
Russia |
67 |
 |
 |
12 |
Malta |
50 |
 |
 |
13 |
 |
Croatia |
 |
50 |
 |
 |
14 |
 |
FYR Macedonia |
 |
47 |
 |
 |
15 |
 |
France |
 |
40 |
 |
 |
16 |
 |
United Kingdom |
 |
29 |
 |
 |
17 |
 |
Poland |
 |
27 |
 |
 |
18 |
 |
Romania |
 |
18 |
 |
 |
19 |
 |
Iceland |
 |
16 |
 |
 |
20 |
 |
The Netherlands |
 |
11 |
 |
 |
21 |
 |
Austria |
 |
9 |
 |
 |
22 |
 |
Belgium |
 |
7 |
 |
 |
23 |
 |
Ireland |
 |
7 |
 |
 |
24 |
 |
Norway |
 |
3 |
Anjeza Shahini kendoi me gjithe zemer dhe i nderoi te gjithe shqiptaret ne salle dhe qindra mijera te tjere qe e ndiqnin nga e gjithe bota ne televizion apo ne internet. E veshur me fustan kuq e zi prej mendafshi, zeri i saj beri qe salla te ngrihej disa here ne duartrokitje. Por menyra e votimit te jurive na zhgenjeu te gjitheve...si zakonisht gjate festivaleve Evropiane. Megjithese kete here teleshikuesit nga e gjithe Evropa kishin te drejte te votonin ne vendet e tyre nepermjet telefonit, prape dukej sikur keto vota ishin para-pergatitur nga jurite perkatese. Cfare mund te mendosh tjeter kur Qipro ia jep voten Greqise, Greqia Qipros, Shqiperia Greqise, Bjellorusia Ukraines, Monako Frances e te tjerat me radhe. Vetem Gjermania dhe Franca nuk ia dhane votat maksimale nje vendi fqinj. Votimi kete radhe ishte skandaloz. Me keq se gjithe vitet e tjera. Dicka duhet bere ne te ardhmen per te ndaluar kete favoritizem te shfrenuar te jurive votuese.

Anjeza Shahini gjate nates finale
Sidoqofte, shfaqja ishte fantastike dhe Turqia kishte bere nje pune te shkelqyer ne pergatitjen e festivalit.
Rreth 100 milion teleshikues e ndoqen Festivalin qe sot eshte ne vitin e 49 te zhvillimit. Urime Ukraines dhe te gjithe pjesemarresve te tjere. Urimet tona te vecanta patjeter i shkojne Anjezes dhe pales Shqiptare qe na nderoi me pjesemarrjen e pare te Shqiperise ne historine e Eurovizionit.
Pak Histori

Anjeza
Shahini mes 10 gjysem-finalisteve
Shqiperia
me ne fund arriti te hyje ne festivalin Evropian. Kete vit qe festivali zhvillohet
ne Stamboll, Shqiperia do te perfaqesohet nga kengetarja Anjeza Shahini me kengen "Image of You" te kompozuar nga Edmond Zhulali dhe me tekst te Agim
Docit. Por perse ne Anglisht ?
Kur
Elsa Lila fitoi dy festivale rrjesht, rrespektivisht ne vitin 1996 dhe 1997 me
kenget e Valentin Veizit, u hodh menjehere pyetja se perse Shqiperia nuk merrte
pjese ne Festivalin Evropian. Fundi i fundit, pas kaq vjet festivalesh dhe me
kenget e mrekullueshme qe Elsa kendoi dhe fitoi cmime nga Bullgaria deri ne Los
Angelos, nuk kishte kuptim qe ne mos te perfaqesoheshim mes fqinjeve tane Evropiane.
Nderkohe
une isha ne Angli per studime dhe Albmuzika sapo kishte filluar aktivitetin e
saj per perhapjen e muzikes Shqiptare ne bote. Fillova te beja telefonata te shumta
per te arritur te gjeja te verteten. Si perfundim, u informova qe fajin nuk e
kishte Eurovizioni por vete Shqiperia. Festivali Evropian i Kenges organizohet
nga EBU ose ne Shqip, Unioni Evropian
i Transmetimeve. Ne menyre qe nje vend te merrte pjese ne Festival, televizioni
kombetar i atij vendi duhet te ishte bere anetar aktiv i ketij Unioni dhe patjeter
qe komisioni i Eurovizionit na informoi se nese Radio Televizioni Shqiptar nuk
behej anetar me te drejta te plota, nuk do te kishte asnje lloj shansi qe Shqiperia
te merrte pjese ne festivalin e kenges.
Keshtu
qe plot shprese, shkova tek ambasada Shqiptare ne Londer dhe rame dakort me Zotin
Agim Fagu (Ish Ambasador ne Londer) qe te luanim disa gure per te mundesuar anetaresimin
e RTVSH-se ne kete Union. Fjala "gure" ketu nenkupton disa zyrtare te
Shqiperise por jo me kuptim te keq... ose varet se si e gjykoni ju ne fund te
ketij artikulli.
Pas perpjekjesh te shumta, e pame qe nuk kishte asnje sistem
te qarte nga ana e pales Shqiptare. Nuk merrej vesh nese i takonte RTVSH'se apo
Ministrise se Kultures qe te inicionte anetaresimin ne EBU. Ishte nje lemsh i
vertete qe me teper e dekurajonte artistin qe te bente ndonje hap konkret. Plus
qe Shqiperia ne ate kohe filloi te ndeshej me problemet e shumta te vitit 1997
dhe keshtu qe kjo pune u la ne harrese. Nga Shqiperia mesazhi ishte teper i qarte:
"Nuk kemi kohe per "do, re, mi" kur njerezit kane frike
te dalin ne rruge". Keshtu qe ne pamundesi per te bere marreveshje ne emer
te RTVSH, u dorezova dhe prita qe nje dite bordi i drejtoreve tek Radio Televizioni
Shqiptar te zgjohej nga gjumi dhe te merrte nje hap te vogel per te siguruar nje
enderr te madhe te Shqiptareve.

Pamje nga videoklipi i kenges Shqiptare
Kete
muaj me sa duket, endrra ime dhe e te gjithe Shqiptareve, u be realitet dhe nuk
mund ta imagjinoni se sa u gezova kur mora vesh Shqiperia do te ishte mes vendeve
pjesemarrese ne Stamboll 2004.
Albmuzika
ka botuar artikuj te shumte dhe ka qene nje nga organizatat e pakta qe kane bere
perpjekje per kete dite kaq te bukur, dhe kjo tregon qe perpjekjet tona dhe te
shume njerezve te tjere ne Shqiperi nuk qene te kota.
__________________________________________________________________________________
Pergatitur
nga Ralf Gjoni
AlbMuzika.Com