Elsa Lila - Këngëtarja me dy zemra

Kater prej kengeve me te famshme
Shqiptare te kenduara nga Elsa Lila
mund t'i gjeni ne albumin e kompozitorit
Valentin Veizi ne shitje tek AlbMuzika.Com

 

Valentin Veizi
Mall

Dëgjo...


Për shkak të vdekjes tragjike të nënës sime u lidha gjithmonë e më shumë me atdheun tim të dytë, Italinë. Shpresoj në një Shqipëri të zonjën për të zhvilluar kulturë, bukuri dhe ëndrra.

Vendimi im për të nisur një karrierë muzikore edhe në Itali nuk më shkëput nga projektet e shumta të planifikuara ndërkaq në Shqipëri. Përkundrazi, dua të bëj që në Itali të njihen gjërat më interesante të traditës muzikore shqiptare që nis nga këngët më të forta të veriut të egër deri tek meloditë shumë mesdhetare të jugut

Për Elsa Lilën, një fat i ndryshëm nga ai i shumë bashkëatdhetarëve të saj. "Kam mbërritur në Itali nga një familje që nuk kishte probleme. Babai im, tenor punonte në korin e TOB-it në Shqipëri, vend në të cilin tradita solide shqiptare nuk është vënë në krizë ndonjëherë, as nga tronditjet e fundit politike. Jam rritur duke asistuar në prova, duke u mësuar që fëmijë me skenat e mëdha. Por ishte pikërisht muzika melodioze pop që më ka dhënë mundësinë të shpreh shumë shpejt fuqinë time të mirë vokale".

- Por pse e ke përjashtuar muzikën klasike nga jeta jote?

E edukuar që fëmijë me shije muzikore gjithmonë e më të hapura dhe kurioze, kam qenë e drejtuar nga përjashtimi i karrierës në fushën operistike.

- Në moshën 14-vjeçare, sipas biografisë tënde, ke fituar Festivalin Kombëtar të këngës shqiptare .

E vërtetë: ka qenë viti 1996. Ishte hera e parë që merrja pjesë në një aktivitet të këtyre përmasave dhe menjëherë rashë në sy. Dhe e përsërita në '97.

- Pse bëre gati valixhet?

Babai im, më 1997, u transferua në Itali, ku mori dhe qytetarinë italiane dhe ku vazhdoi të punonte si tenor në koret e enteve lirike më të rëndësishmë europiane, nga "Traviata" në Paris deri tek "Viva Verdi!" në Londër. Unë shkova mbas tij vetëm pak kohë më pas dhe kështu mora dhe unë qytetarinë italiane. U regjistrova në gjimnazin shkencor të Lecces, ku banonte në atë periudhë familja ime e re, dhe kështu kompletoja dhe bëja jetën e qetë dhe normale të studentes, ndërsa në Shqipëri vazhdoja, pasi atëherë jetonte nëna ime, karrierën time si këngëtare e muzikës së lehtë.

- Në Shqipëri, nëna juaj ka mbetur viktimë e një incidenti tragjik .

Po dhe për këtë arsye, u lidha gjithmonë e më shumë me atdheun tim të dytë, Italinë. Shpresoj në një Shqipëri të zonjën për të zhvilluar kulturë, bukuri dhe ëndrra.

- Përveç këngës, studion?

Sigurisht. Mbasi mbarova gjimnazin, u regjistrova në Romë, në fakultetin e Arkitekturës.

- "Valeria", kënga që ke interpretuar në mënyrë të shkëlqyer, është nga këndvështrimi, si muzikor, ashtu edhe letrar, shumë e dobët.

Nuk jam aspak e bindur për këtë: Marco Marati, Guido Maffei dhe Luca Bechelli kanë krijuar një kryevepër, që është pëlqyer dhe ka pasur një pritje shumë të mirë nga juritë. Mund edhe të fitojë, pse jo?

- Nëse do të fitosh, ke fituar ti, me zërin tënd të shkëlqyer, një përzierje mes Anna Oxës dhe Laura Pausinit...

E megjithatë, historia është e bukur, origjinale dhe shumë intriguese . Pikërisht kjo thjeshtësi dhe ngjarja e përshkruar duhet të pëlqehet, (dhe është pëlqyer!); Ka nga ata që mendojnë se kënga ime mund të bëhet ndër më të preferuarat e adoleshentëve. Një tekst i bukur, rufjan, i cili i drejtohet të rinjve që vuajnë nga problemet e dashurisë.

- "Valeria" është një "mike e dashur", të cilës i ke vjedhur të fejuarin.

Në fund të fundit, nuk isha unë që e tradhtova, por ai! Unë isha e lirë.

- Le të kthehemi tek karriera jote e ndërprerë në Shqipëri .

E ndërprerë? Aspak. Vendimi im për të nisur një karrierë muzikore edhe në Itali nuk më shkëput nga projektet e shumta të planifikuara ndërkaq në Shqipëri. Përkundrazi, dua të bëj që në Itali të njihen gjërat më interesante të traditës muzikore shqiptare që nis nga këngët më të forta të veriut të egër deri tek meloditë shumë mesdhetare të jugut.

[ Marrë nga "Il Giornale del Popolo" ]



Lila, ngjall polemika mes mediave italiane

Shqiptarja që kohët e fundit ka marrë qytetarinë italiane, Elsa Lila ka ngjallur replika dhe polemika të shumta në mediat italiane. Me një interpretim të shkëlqyer në skenën e Sanremos, bukuroshja shqiptare ka fituar jo pak simpatinë e popullit italian, ndërsa kritika muzikore italiane është ndarë në dy kampe, pro dhe kundër Elsës. E renditur e dyta në klasifikimin e përkohshëm të natës së parë të interpretimit, sipas mediave italiane, Lila duhej "vezhguar me vemendje si një nga kandidatet për të marrë trofeun e më të mirit" mes talenteve të reja të skenës së Aristonit. "Sy të bukur por një këngë mediokre", "Pausini është vetëm një dhe shqiptarja Elsa Lila ka kënduar një këngë shumë të dobët", "Një zë i mrekullueshëm, por një këngë e rëndomtë", shpreheshin disa nga mediat italiane të këtyre dy ditëve të fundit. Ndërsa ka nga ata që e lidhin prezantimin e italianes që ka lindur në Tiranë me ndalimin e skafeve të klandestinëve në brigjet e Italisë. Cinike dhe poshtëruese disa prej kritikave më të forta të mediave italiane, gjithsesi, ajo që askush nuk ka guxuar të mohojë, është talenti i padiskutueshëm, edukata muzikore e shkëlqyer dhe zëri i mrekullueshëm i shqiptares që nuk mungon në mediat e përditshme italiane. Mbas suksesit të madh në "Destinazione Sanremo", ku Elsa, pavarësisht cinizmit të kritikut më të ashpër italian, fitoi duartrokitjet dhe respektin e publikut në sallë dhe teleshikuesit, Lila mbetet një nga pretendentet për fitore, ndërsa ka arritur të hyjë në natën finale të Sanremos. Shqiptarja e dytë mbas Oxës, arriti të fitojë gjithsesi dashurinë edhe të publikut dhe teleshikuesit të Sanremos, që e vlerësoi mjaft interpretimin e saj. Ndërsa ajo vetë shprehet se "Sanremo nuk është gjithçka", një gjë është e sigurtë, Elsa Lila ka fituar të drejtën për t'u shndërruar në një nga personazhet më interesante në skenën muzikore italiane. Dhe çmimi më i madh për publikun shqiptar, është deklarimi i saj i padiskutimtë si shqiptare, intervistat e ngrohta në të cilat përpiqet të promovojë gjithmonë vendin e saj dhe pjesën e panjohur tek publiku italian dhe padiskutim, nami i saj tashmë i sigurtë si një artiste që premton shumë. Nuk ka tjetër falenderim më të madh nga kjo 22-vjeçare shqiptare per vendin e vet që në këtë mënyrë, bëhet një nga zëdhënëset më të fuqishme të burimeve të shkëlqyera që ka vendi ynë, duke lënë në hijë namin e keq të shqiptarëve, si trafikantë, prostituta e kriminelë.

Nga Teuta Meci

Marre nga Art-Cafe-Albanian Arts & Entertainment List
Per t'u anetaresuar dergoni mesazh ketu: art-cafe@alb-net.com