2 Shtator 2004
Edi Rama u flet studenteve
Kete rrjedhje te painventarizuar te trurit s'ia lejon vetes as India qe eshte 700 e kusur milione
dhe ia lejojme ne, qe laj thaj ketu brenda 3 milione e capak jemi!

Ne bashkine e Tiranes, me perfaqesuesit e studenteve Shqiptare jashte shtetit
Fjala e kryetarit te Bashkise se Tiranes Edi Rama ne Pallatin e Kongreseve me studentet Shqiptare, ne kuadrin e Konventes Rinore "Ti Shqiperi me ep nder..."
Te dashur miq,
Per hir te se vertetes do te kisha parapelqyer te mos e merrja ftesen tuaj per te pershendetur kete konvente rinore.
Nderi qe me beni eshte natyrisht i madh, kenaqesia e te qenit mes te zgjedhurve nga ju per te marre fjalen po ashtu eshte shume e madhe, por detyra per te folur perpara jush me dukej mjaft e veshtire.
Ne fakt, kam pershtypjen se kjo eshte nje detyre qe veshtiresohet perdite per cilindo perfaqesues te shtetit apo njeri te politikes qe duhet te flase me ju e per ju. Sepse ju rriteni shume me shpejt sesa shteti dhe ndryshoni shume me shpejt sesa politika dhe sepse shteti e politika jane perdite e me larg jush, perdite e me larg nga endrrat, mendimet, sakrificat dhe jeta juaj e perditshme.
Te vish perpara jush e te flasesh per ate cka po bejme a do te bejme ne, perfaqesuesit e shtetit a nje rezit e politikes, per te jetesuar endrrat tuaja, per te respektuar mendimet tuaja, per te shperblyer sakrificat tuaja e per ta bere me te lehte jeten tuaj te perditshme, eshte nje barre vecanerisht e veshtire kur e percepton hendekun e frikshem qe ndan perdite e me shume shpresen tuaj per nje atdhe te forte e te begate qe t'ju mbroje e ushqeje nga realiteti i atdheut tone te dobet e te varfer qe s'ka pergjigje per pyetjet e nevojat tuaja ne rritje.

Edi Rama, kryetar i Bashkise se Tiranes
Para disa kohesh beme nje sondazh me studentet me te mire te kater degeve te Universitetit te Tiranes te cilet i pyetem se cfare i pengonte t'i adresoheshin zyrave te shtetit per t'u punesuar ne administraten publike. Pergjigjet qe morem ne shumicen derrmuese te rasteve ishin tre: Se pari imazhi aspak dinjitoz i shtetit e i politikes, se dyti mungesa e plote e besimit tek mundesite e nje karriere pa suport politik ne administraten publike dhe vetem se treti paga e pakenaqshme ne raport me sektorin privat. Por ama kjo shumice shpr ehej krejt ne favor te nje angazhimi ne sektorin publik nese dy problemet e para nuk do te ishin kaq te mprehta dhe shkurajuese.
E verteta eshte se te treja keto probleme nuk zgjidhen dot nga njeri-tjetri sepse me kete politike nuk behet dot shtet, me kete shtet nuk behet dot administrate, me kete administrate nuk rriten dot ne nivelin e deshiruar treguesit e punes se shtetit e per pasoje as pagat nuk und te arrijne ne nivele joshese per te rinjte shqiptare, te talentuar e te mireshkolluar jashte ose brenda vendit.
Ne kete kontekst aspak inkurajues, ku rendojne posacerisht sfidat e panumerta te integrimit, mund te themi se jetojne ne nje nder ato momente te historise se vendit kur thuhet se bijte s'duhet te pyesin cfare po ben atdheu i tyre per ta, po se cfare po bejne ata per atdheun e tyre.
Dhe pa dashur ta idealizoj apo romantizoj nismen e studenteve shqiptare jashte atdheut per krijimin e rrjetit ASAN dhe kesisoj per realizimin me forcat e mundesite e tyre modeste te njeres prej qindra detyrave te parealizuara te shtetit shqiptar te tranzicionit, do te thosha se kjo nisem ngjan si nje shprehje elokuente e vetedijesimit te te rinjve te talentuar e te mireshkolluar te ketij vendi per atdheun ne nevoje.
Fale kesaj nisme dhe vullnetit te asansave ndoshta do te kemi me ne fund nje liste te humburish neper bote bashke me diplomat e tyre, nje burim autentik te dhenash te shumellojshme per fenomenin dramatik te rrjedhjes se trurit si edhe nje pike fikse referimi per te rilidhur fijet e keputura mes Shqiperise e mijera bijve te saj te humbur.
Si pjese te ketij vetedijesimi per atdheun ne nevoje i shikoj une te gjitha organizimet e te rinjve ne vitet e fundit ne funksion te zgjimit e te kultivimit te nje ndergjegjeje qytetare per te administruar me me pergjegjesi e sukses fatet e vendit, problemet e Shqiperise e te shqiptareve ne raport me Europen e me shtetin e tyre, burimet ekonomike e cilesine e mjedisit ku jetojme. P randaj nuk besoj se do te kishte nje vend me te pershtatshem per te pershendetur jo vetem ASAN-in, por edhe Keshillin Rinor Shqiptar, Levizjen MJAFT, Zyren e Mbrojtjes se Qytetareve, Parlamentin Rinor Shqiptar dhe te gjitha ato organizime te rinjsh qe me perpjekjet e tyre sjellin emancipim pikerisht sepse arrijne te turbullojne ujerat e kristalta te Shqiperise zyrtare e politike.

Edi Rama gjate nje konference nderkombetare
Duke folur ne emer te nje institucioni qe tashme e ka konsoliduar reputacionin e dyerve te hapura per te rinjte, une deshiroj t'ju siguroj te gjitheve se Bashkia e Tiranes e ka jo vetem per detyre, por edhe per nder te vecante qe gjate periudhes se pushimeve te punesoje cdo vit nje numer te konsiderueshem studentesh nga Universiteti i Tiranes apo edhe nga universitete te botes - keta te fundit studente shqiptare e, duke filluar nga ky vit, edhe te huaj qe shkembejne pervojen e tyre me studente vendas permes projektesh konkrete ne funksion te punes se Bashkise se Tiranes. Ashtu sikunder e kemi per nd er qe sot ne administraten tone te numerohen nje sere prej tyre qe pasi kane bere pushime aktive tek ne e pasi jane diplomuar, kane konkuruar e fituar vendin e punes si nepunes civile.
Por une jam njekohesisht i vetedijshem qe ajo cka kam e kemi bere deri me sot me ju e per ju eshte pak, tmerrsisht pak, ne raport me nevojat perdite e me uleritese te vendit e me potencialin tuaj cdo vit e me te madh.
Fakti qe s'kemi akoma nje baze te dhenash per burimet njerezore te ketij vendi - kete rrjedhje te painventarizuar te trurit s'ia lejon vetes as India qe eshte 700 e kusur milione dhe ia lejojme ne qe laj thaj ketu brenda 3 milione e capak jemi! -, te brendshme a te jashtme qofshin, e jo me nje politike rezultatesh te prekshme ne kete drejtim, nderkohe qe Shqiperia k nevoje per ju me shume sesa kurre, flet vete per prapambetjen tone ne raport me kohen e me sfidat e saj gjithnje e me te paperballueshme.
Megjithate keto dhe shume te tjera ju i dini tashme me mire se sa une e te ftuarit e tjere ketu. Suksese ne studimet tuaja te ketij viti dhe kurajo per te ndihmuar edhe me shume sesa kaq Shqiperine ne nevoje, cdo vit e me shume ne nevoje!
Faleminderit.
Edi Rama
Kryetar i Bashkise se Tiranes
__________________________________________________________________
AlbMuzika.Com