Do you speak SHQIP?

Tridhjete vjet pas Kongresit te Drejtshkrimit gjuha e shqiptareve ka nderruar look. Eshte bere me e pasur, me e zhdervjellet dhe me moderne. Aq sa madje vete hartuesit e normes se dikurshme letrare jane gati te ligjerojne ndryshimet.
Ja si do te flasim pas dy vjetesh

Nga Sokol Shameti

problematikaTashme nuk ka me kundershtare.
Ideja se gjuha letrare shqipe duhet rishikuar, eshte hedhur perseri mbi tryezat e diskutimeve ne Shqiperi dhe ne Kosove. Madje edhe zerat qe mbronin me fanatizem versionin zyrtar te 1972-shit tashme jane bindur se s'do te ishte keq t'i benim ca modernizime gjuhes qe flasim prej shume kohesh. Ne Akademine e Shkencave thone se pas ketyre ndryshimeve te mundshme, shqipja e shkruar do te jete shume me praktike dhe shume me prane me ate te foluren. Gjuhetaret shqiptare kane rene me se fundi dakord, qe ne vjeshten e vitit 2002 te zhvillojne nje konference te ngjashme me Kongresin ne te cilin u percaktuan rregullat e gjuhes letrare shqipe. Kjo u konfirmua edhe nga profesor dr. Emil Lafe, kryeredaktori i revistes "Gjuha jone".

Shqipes se folur iu deshen afer 30 vjet qe te "rritet" aq sa t'i rrije mire ne trup "xhaketa" e rregullave te Kongresit te '72-shit. Gjuhetaret mendojne se tashme kjo xhakete eshte vjeteruar dhe po na rri e vogel. Leksiku eshte pasuruar gjate komunikimit dhjeteravjecar. Kane fituar terren shprehje te dialektit geg e atij tosk qe ishin perjashtuar si dhe mjaft fjale te huaja jane bere te domosdoshme. Te gjitha keto do te jene ne menyne e diskutimeve te Konferences se vjeshtes se 2002-shit. Megjithate debati i ashper i fillimit te viteve nentedhjete per ndryshimin total te rregullave te shqipes - ne ate kohe u hodh edhe ideja per vendosjen e gegerishtes si gjuhe letrare - duket se eshte lene menjane. Vellimi i madh i letersise se prodhuar nderkohe ne gjuhen letrare te 1972-shit dhe pershtatshmja e mrekullueshme me gjuhen letrare qe ndodhi ne Kosove, jane arsyet qe i kane bindur te gjithe se pervec "ushqimit" te vazhdueshem nga leksiku i dialekteve, eshte e kote te pretendohet per nje revolucion drejtshkrimor qe do te na kthente edhe nje here ne periudhen e Rilindjes.

Gjuhetaret premtojne se shume kohe para se Shqiperia te zgjidhe problemin e energjise elektrike ne dimer, ne nuk do te shkruajme me "qirinj" por "qirij". "Punonjesit", do te konvertohen ne "punues", madje edhe koha e ardhme do te pesoje ndryshime. Do te themi: "do themi" dhe jo "do te themi".

Ata femije qe sivjet do te ulen te lexojne abetaren - librin e tyre te pare - do ta mesojne shume kohe me vone se gjuha qe po mesojne, tashme nuk ekziston. Ose nuk ekziston ashtu sic u projektua me 1972. Ne Akademine e Shkencave thone se qysh nga Kongresi i pare dhe i fundit drejtshkrimor, ai i vitit 1972, shqipja ka pesuar ndryshime te shumta. Ndryshime te cilat sidomos keta dhjete vitet e fundit, po i shtyjne gjuhetaret te mendojne se ka ardhur me ne fund koha qe progresi ne gjuhen e folur te ligjerohet edhe ne ate te shkruaren. Keshtu, pas vitesh te gjate diskutimesh ne lidhje me gjuhen letrare, kesaj radhe jane vete gjuhetaret qe e pranojne se fakti qe shqipja shkruhet ashtu sic flitet, eshte shkaktari kryesor i ketyre transformimeve. Sepse eshte pikerisht ne te foluren e shqiptareve qe kane hyre format, fjalet e madje edhe konstruktet e reja gjuhesore.

Marjana Ymeri, nje punonjese shkencore e Akademise se Shkencave pohon se sidomos leksiku i shqipes se folur eshte pasuruar tmerresisht keto kohet e fundit. "Jane jo vetem fjale te brumit te shqipes, te dialekteve te saj qe jane pervetesuar dalengadale nga gjuha letrare, por sidomos gjate dhjete viteve te fundit ka pasur nje vershim te papare fjalesh te huaja", thote Ymeri. Ajo shton se shume prej ketyre fjaleve te huaja qe kane hyre tashme ne gjuhen e perditshme te shqiptareve kane qene krejtesisht te panevojshme pasi ne shqip ato tashme ekzistonin, por ka edhe shume prurje te reja nga gjuhet e huaja, qe natyrisht i kane bere sherbime te medha shqipes. Shprehja e perbotshme pohuese "OK" (okej) i ka zevendesuar thuajse teresisht format shqipe "mire", ose "ne rregull". Ne fillim me veshtiresi, por tashme te gjithe te rinjte jane natyralizuar aq shume me te, saqe duket e pakuptimte te pergjigjen ndryshe. Por ky eshte vetem shembulli me i thjeshte i asaj levizjeje te panderprere ne te cilen shqipja eshte vene ne "luften" per t'i mbijetuar koherave praktike qe jetojme. Gazetat, revistat dhe se fundi edhe media elektronike po i japin doren e fundit vales se ndryshimeve te gjuhes. Diku brutalisht dhe diku tjeter me zgjuarsi, gjuha gazetareske arriti qe ne keto dhjete vjet te krijoje nje variant te vetin.

Eqrem Shijaku, nje mesues i vjeter i gjuhes shqipe, mban perdite nje turre gazetash nen sqetull. Ai eshte i vetmi njeri ne te gjithe Shqiperine, i cili qysh nga viti 1996 i ka hyre nje pune te merzitshme.

Te merzitshme, sepse te lexosh dite per dite te gjitha gazetat, jo per te marre vesh te rejat, pot per te qemtuar me laps ne dore gabimet drejtshkrimore te gazetareve, duhet te kesh nje durim heroik. Mirepo Eqrem Shijaku, thote se ne fillim per te nuk ka qene edhe aq e veshtire. Gafat ishin te shumta dhe binin lehte ne sy. "Ne vitin 1996 mund te them se devijimet nga norma e gjuhes letrare ne gazetari ishin jashtezakonisht me te medha se tani. Atehere mund te gjendeshin deri ne 30 gabime te renda ne dite, per nje gazete te vetme. Vitin e fundit gjuha e shtypit te shkruar eshte permiresuar ndjeshem dhe niveli i gabimeve shkon deri ne 10 ne dite", thote qemtuesi i vjeter. Ndonese nje "maniak" i pastertise se gjuhes - ai eshte edhe kryetari i nje shoqate te quajtur "Miqte e gjuhes shqipe" - Eqrem Shijaku, eshte megjithate ok qe konferenca per ndryshimet ne drejtshkrimin e shqipes te mbahet sa me pare. "Shqipja ka ndryshuar. Kete ide e hodhi edhe Mehmet Celiku ne seminarin e tetembedhjete te gjuhes qe u mbajt ne Tirane. Ka plot vend per te futur elemente te rinj. Ideja qe qarkullon ne mjediset shkencore eshte qe ne konferencen e ardhshme te shtohen disa elemente te gegerishtes, si paskajorja e foljeve, shumesi me mbaresen "ue" si dhe zevendesimi i mbaresave toske "nj" me ato nga gegerishtja "j" ne fjalet mashkullore te shumesit si "minj", "kallinj" etj.

Por te gjitha keto duhen vendosur pas nje pune te gjate pergatitore", thote Shijaku. Per te mberritur deri ne Kongresin Drejtshkrimor te 1972-shit u desh te kalojne plot 20 vjet nga viti 1952 kur ideja e njesimit te shqipes u hodh per here te pare. "Atehere ishte nje gjuhetare sovjetike qe kembenguli qe krijimi i normes se shqipes te shtyhej edhe per ca kohe", kujton Eqrem Shijaku. Kesaj radhe perkundrazi, askush nuk mund t'u thote shqiptareve te presin edhe 20 vjet te tjere. Presionet e jane te padurueshme dhe te gjithanshme. Nga gazetat qe vazhdojne te kembengulin ne menyren e tyre te te shkruarit, nga emigrantet dhe televizionet e huaja, si dhe nga te rinjte qe gjithnje e me shume po bejne te tyren gjuhen e koduar te internetit dhe te Dj-ve. "Xhaketa" e vjeter duhet nderruar.

Sokol Shameti
Lind shqipja elektronike
Nje vit me pare te pakte ishin edhe ata qe njihnin shpjegimin e sakte te vete fjales "internet". Tani interneti po ndryshon pak nga pak gjuhen e shkruar te te rinjve. Perdorimi i komunikimit te drejtperdrejte me ane te mesazheve ne dhomat e kuvendimit qe per shkurt thirren "chat", posta elektronike ose "e-mail", si dhe nje mori menyrash te tjera, e kane shnderruar kompjuterin - shkurt quhet "pc" - ne zevendesuesin me te mire te telegrafit, faksit dhe telefonit te marre se bashku. Ne Shqiperi numerohen me dhjetera "internet kafete" ku levrijne tashme gjimnazistet dhe studentet, por jane shtuar ndjeshem edhe abonentet shtepiake te internetit. Te gjitha keto kane bere qe gjuha e shkruar e shqiptareve gjithnje e me te shumte qe perdorin internetin, te behet shume me e permbledhur. Nje simbolike e tere shkurtimesh dhe siglash mund te haset tashme ne chatet shqiptare dhe neper mesazhet email. Shprehje anglisht "me thes", por edhe shqipe elektronike nga ajo qe nuk ishte pare e degjuar kurre me pare. Tani nje adoleshent shqiptar qe ka vetem nje muaj qe merret me internet as qe e merr mundimin te shkruaje fjaline e gjate: "jam shume i kenaqur". Mjafton nje simbol i tille :) per te shprehur gjithcka. Per te pyetur nje te panjohur qe e has per here te pare ne dhomat e mesazherive te castit, nuk ka nevoje te dish gjuhen e tij. Mjafton te shkruash ASL dhe i panjohuri do te kuptoje menjehere qe ti do te dish moshen, nga c'shtet eshte dhe a eshte djale apo vajze. Shkurtimet: flm per falemiderit, dpd per drejtperdrejt, mp per mirupafshim dhe nga tk per "nga te kemi", jane "gjera per fillestaret". Sa per "ujqerit" e vjeter, ata po ngrene dalengadale nje fjalor te tere te shqipes se koduar te internetit. Natyrisht Akademia e Shkencave nuk do te merret me ta kur me 2002 te mbaje konferencen e drejtshkrimit dhe te perpiqet te "pajtoje" dialektet me gjuhen letrare. Mirepo ky "dialekt" i ri qe po lind dalengadale me siguri qe do t'u hape telashe gjuhetareve qe do te pergatisin konferencen e vitit 2030.

Interviste/ Flet prof. dr. Emil Lafe, kryeredaktori i "Gjuha Jone"
A ka ndryshuar gjuha shqipe keta 10 vjet?
Sigurisht qe ka ndryshuar. Gjuha shpesh percaktohet si organizem i gjalle, qe ndryshon, leviz. Ndryshimet dhe levizjet ne gjuhe zakonisht jane te ngadalshme, por ato behen me te dukshme ne kohen e kthesave shoqerore-politike. Dhjete vjetet e fundit jane pikerisht nje periudhe levizjesh shoqerore politike ne gjithe hapesiren ku banon populli shqiptar ne Ballkan. Dhe keto ngjarje, qe i dine te gjithe, kane ndikimin e tyre edhe ne zhvillimin e gjuhes. Ajo qe ndryshon me fort ne keto raste eshte fjalori, teresia e fjaleve qe perdoren ne gjuhen e shkruar e ne te folurit e perditshem. Hyjne ne perdorim shume fjale te reja te krijuara rishtas ose te huazuara, pra kemi nje pasurim te gjuhes. Kjo mund te verehet lehte po te kerkojme ne "Fjalorin e gjuhes se sotme shqipe" (1980) fjale si anashkaloj, binjakezohet, binjakezim, duhanpires, fjalekalim, kequshqyerje, koheshtrirje, ndergjegjesohem, ndergjegjesim, paqeruajtes, perkeqesohet, perkeqesim, perkushtim, i perkushtuar, pershkallezohet, pershkallezim, sajese etj. Keto fjale nuk jane ne ate fjalor, sepse kane marre perdorim te gjere ne periudhen pas hartimit te fjalorit. Nga ana tjeter kane hyre edhe shume fjale te huaja, nje pjese e madhe e tyre krejt pa nevoje. Mjafton te permendim fjalen anuncoj, qe e kane ne maje te gjuhes folesit e TVSH dhe te TV private, qe percmojne (ashtu u thote mendja) fjalen shqipe me po ate kuptim njoftoj. Por po shtoj edhe disa shembuj te thjere: agravohet, agravim, ekskludoj, firmatar, fraxhil, frustroj, gjeneralizoj, impresion, intension, intervenim, investigoj, investigator, kredibilitet, minoren, mediator, (bej) prezent etj. Jo vetem gjuhetaret, po edhe shume njerez te thjeshte, qe e duan dhe gjuhen shqipe pa ndotjet e huaja, jane te shqetesuar per kete mani te gazetareve qe, ta themi popullorce, shesin mend me fjale te huaja. Perdora fjalen "ndotje" se mendoj qe edhe kjo dukuri klasifikohet ne kategorine e ndotjeve te shumellojshme qe demtojne mjedisin tone natyror e shoqeror.

A mendoni se ka ardhur koha per nje Kongres te ri te Drejtshkrimit?
Kongresi i Drejtshkrimit eshte nje ngjarje e paperseritshme, ashtu si p.sh. Kongresi i Manastirit ose Konsulta gjuhesore e Prishtines (1968). Ai vendosi kete gjuhe letrare qe perdorim sot dhe miratoi parimet themelore te ndertimit te rregullave te drejtshkrimit. Disa prej ketyre rregullave mund te pesojne ndryshime te pjesshme, gjithashtu kodi i drejtshkrimit mund te pasurohet me rregulla te reja per ceshtje te patrajtuara te libri i botuar me 1973. Por ne themel, ne parimet themelore dhe ne rregullat me te rendesishme ky drejtshkrim qe kemi, eshte i qendrueshem. Institucionet shkencore te gjuhesise jane duke shestuar nje konference gjithekombetare per te diskutuar aspekte te ndryshme te drejtshkrimit e te normes letrare. Kjo konference mendohet te zhvillohet ne vjeshten e vitit me 2002, d.m.th. ne 30-vjetorin Kongresit te Drejtshkrimit.

AlbMuzika.com