17 Qershor 2005

Arvanitët-Arbërorë - Një Popull i Harruar
Film Dokumentar kushtuar arvanitëve- arbërorë të Greqisë


Arvanitet-Arberore


(Film Dokumentar kushtuar arvanitëve- arbërorë të Greqisë)
Autor: Lirio Nushi, Skenari: Meriman Brahaj & Lirio Nushi


Ky film u realizua me porosi dhe sponsorizim të
Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Kosovës
Departamenti i Çështjeve Jorezidente (DÇJ).

   -Ai i kushtohet 900 fshatrave arvanite-arbërore arvanitfolëse të Greqisë, Heronjve arvanitë-arbërorë të Revolucionit të vitit 1821 në Greqi të cilët ishin të gjithë arvanitë-arbërorë., Karaiskakit,
Bubulinës, Marko Bocarit, Kollokotronit-Bithëgurit, Mjaulit, Papaflesës etj. etj. .

   -Duhet të më pyesësh cili prej s'ishte arvanitë thotë Arvaniti Vangjel Ljapi nga Elefsina e Greqisë dekoruar me medaljen e artë "Naim Frashëro" në dokumentar, dhe përgjigjia ime është kjo: - skam të të tom
asnjë!

   -Autor i këtij filmi është Lirio Nushi, kurse skenari është bashkëpunim midis zt. Meriman Brahaj dhe Lirio Nushit.

   -Këngët e vjetra arvanite-arbërore që burojnë nga thelësitë e shekujve, Vallet karakteristike arvanite - vallja çame, Veshjet karakteristike të arvanitëve - Fustanella, Ritet dhe Vajet, Këngët e trimave dhe të luftës si dhe zonat ku shtrihen dhe gjenden 900 katundet arvanitëfolëse-arbërore në Greqi përshkruajnë një epope të tërë-Epopenë e një populli të harruar-të lënë në harresë për shekuj me rradhë.


Valle Arvanitase


   -Ne jemi katandisur kështu thonë personazhet e dokumentarit sepse nuk kemi krye, askush s'kujdeset për kulturën tonë, asnjë institucion nuk na përkrah.

  -Librat kushtuar arvanitëve-arbërorë të greqisë, dhe se si është ruajtur gjuha deri tani, Diktatura e Hudës greke që ndaloi me dhunë të flitej gjuha ndër arvanitët-arbërorë të Greqisë, Momenti I vëllazërimit të arvanitëve të greqisë dhe ngritjea e shtetit modern të Greqisë, lufta e Mesologjit dhe suhmë momente të tjera historike trondisin, duke na treguar se sa popull i madh kemi qenë dhe sa i coptuar jemi tashmë.

   -.Admirali i flotës detare, Kundurjoti, me origjinë Arbërore i urdhëron marinarët në greqisht po askush s'kpuptonte - atëherë admirali thërret

-ZJARR MORE DJELMA ! atëherë marinarët kuptuan dhe u ndes lufta. , -rrëfen Ljapi.


Djalosh Arvanitas

   -Gjuha e vërtetë është arbërishtja thotë Jorgo Gjeru, Arbëror nga Kryekuqi, -fjala arvanite është fjala greke siç na thërrasin grekët këtu. Tashmë gjuha arbërore tek arvanitët-arbërorë të Greqisë po shuhet, ndërkohë që deri vonë kishte pleq që s'dinin fare greqisht. Gjuha arbërore është pasardhësja e gjuhës së pellazgëve pohojnë të gjithë studjuesit në dokumentar.

   -900 Katundet dhe gjithë Ishujt arvanitfolës të Greqisë, si edhe lidhja e vendosja e tyre me zonat antike të Greqisë është e padiskutueshme fakt nga i cli lind një pyetje:

- Janë autoktonë, apo janë pakicë kombëtare Arvanitët-Arbërorë të Greqisë? Mos ka ardhur koha që kësaj ti jepet një përgjigje zyrtare?

__________________________________________________________________

A
lbMuzika.Com