14 Tetor 2004
Ardit Gjebrea - Interviste
Cdo gje e re, per mua eshte nje fillim
Ende nuk ndihet plotesisht i realizuar, megjithe suksesin e arritur gjate ketyre viteve. Kengetari i njohur i muzikes shqiptare Ardit Gjebrea thote se cdo gje te re qe ben, e konsideron si nje fillim. Dhe kjo e mban ate vazhdimisht ne pozita pune. Arditi eshte gjithnje i angazhuar jo vetem me muziken, por edhe me spektakle apo aktivitete te tjera.
 |
Regjisorja e madhe Vera Grabocka dhe bashkeshortja e tij Anila,
jane dy bashkepunetoret me te ngushta te Arditit. Ai thote se shpesh ndihet si nxenes i Veres, pasi "gjithmone ke cfare meson prej saj". Ndersa Anila e shoqeron Arditin jo vetem ne jeten private, por edhe gjate puneve te perditshme. Ata qendrojne gjate gjithe kohes bashke dhe kjo u jep mundesi qe ne cdo moment te dites, te ndajne gezimet apo shqetesimet qe mund te kene. Persa i takon Jonit (djalit), Arditi ndjen se per shkak te puneve qe ka, nuk arrin t'i dedikohet aq sa do te deshironte. Megjithate, ai thote se se bashku me bashkeshorten, jetojne dhe punojne vetem per t'i lene nje trashegimi Jonit. Arditi eshte shume indiferent ndaj thashethemeve, ndonese ka patur momente kur keto te fundit, e kane preokupuar seriozisht...
|
- A jeni i kenaqur nga suksesi i albumit tuaj te fundit "Ja ku jam" dhe me cfare po merreni aktualisht?
- Albumi "Ja ku jam" eshte pritur shume mire dhe ka patur nje shtrirje gjeografike me te madhe se cdo album tjeter i imi. Ai eshte prezent ne cdo familje shqiptare jo vetem brenda kufijve te vendit tone, por edhe ne Kosove, ne Maqedoni, ne Gjermani, ne Zvicer, ne te gjithe Evropen dhe deri ne Ameriken e larget. Albumi eshte prezent jo vetem ne shtepite e njerezve, por ede ne restorante, bare, pube, makina, dhe deri ne kompjuterat e zyrave, ku ne momente clodhjeje nepunesit e ndryshem degjojne kenget e ketij albumi. Kjo me jep nje kenaqesi te pafund.
- Pas kaq vitesh karriere te suksesshme si kengetar dhe si showmen a ndiheni i realizuar dhe cfare do ta donit ne keto momente?
- Asnjehere nuk ndihem i realizuar dhe cdo gje e re qe bej, per mua eshte nje fillim. Kjo eshte shume e rendesishme, pasi me ve ne pozita pune. Kam nje fat te jashtezakonshem qe punoj me regjisoren e madhe Vera Grabocka. Gjithcka nga bashkepunimi me te nga dita ne dite, per mua eshte nje shkolle. Dhe kur nje regjisore e madhe si ajo ndihet ende ne fillimet e karrieres, atehere cfare do te thoja une qe shpesh me duket vetja si nxenesi i saj?!
- Sa e veshtire eshte te jesh bashkeshort dhe baba shembullor duke qene se jeni vazhdimisht i angazhuar ne jeten publike?
- Te them te verteten, se bashku me bashkeshorten time, Anilen, ne kemi bere nje zgjedhje qe te punojme se bashku. Keshtu, ne nje fare menyre, plotesojme edhe ate kohe qe do te na mungonte nese une do te punoja diku vecmas dhe ajo diku tjeter. Kjo e jona eshte nje familje ndoshta e konceptuar pak ndryshe nga te tjerat, ne sensin qe gjithcka e kemi te lidhur bashke, qofte ne jeten private qofte edhe ne ate profesionale. Duke qene pothuajse 24 ore se bashku ndajme te gjitha problemet dhe gezimet qe kemi. Nese nuk do te ishim vazhdimisht te dy bashke, mungesa do te ishte shume e gjate (per shkak te punes qe kam) dhe do te linte gjurmet e saj ne marredheniet tona. Them se kjo eshte zgjidhja me e mire per te dy. Eshte pak e veshtire per djalin, por une i jam vertet mirenjohes nenes time, e cila vazhdimisht perkujdeset per te. Eshte gjithashtu edhe Anila ajo qe i qendron prane ne cdo moment. Mua ne fakt me vjen pak keq qe nuk arrij t'i dedikohem atij, aq sa do te deshiroja. Megjithate, ne jetojme dhe punojme per t'i lene nje trashegimi Jonit, i cili eshte e ardhmja e familjes sone.
- A ka prirje per muzike djali juaj dhe a do te deshironit qe nje dite ai te behej nje artist i madh, si i ati?
- Nuk mendoj qe ai do te behet nje artist i madh, megjithese atij i pelqen shume muzika, madje i bie edhe pianos. Gjithsesi, eshte ende shpejt per te folur per kete gje. Projektet tona jane qe ne nje te ardhme ai te studioje ne nje kolegj, ndoshta ne Angli. Ne do te punojme per te arritur kete gje dhe me pas do te jete vete ai qe do te zgjedhe rrugen e tij. Mund te them vetem qe eshte shume i shkathet, i zgjuar dhe e ka sensin e pergjegjesise per gjithcka qe ben.
- Rreth jetes se nje personi publik ka gjithmone thashetheme. Ju si reagoni ndaj tyre dhe a ka patur momente kur keto thashetheme te kene cenuar raporte te caktuara te jetes suaj?
- Te them te verteten fillimisht kur ende nuk isha nje artist i konsoliduar edhe ne personalitet, (pra, kur nuk kisha bashkuar personalitetin e Arditit njeri, me personalitetin e artistit), thashethmet me benin shume pershtypje. Tashme jam totalisht indiferent ndaj tyre sepse nuk kam kohe te merrem me thashetheme. Jeta ime me takon mua dhe askujt tjeter, por e keqja ne kete rast, eshte se duke qene publik, cdokush mendon se ka te drejte te merret me ty. Megjithate, e perseris, s'me jep asnje ndjesi thahethemi dhe e vetmja gje qe me intereson, jane duartrokitjet e publikut.
- Cili eshte thashethemi qe ju ka lenduar me teper?
- Thashethemi qe me ka lenduar me teper ishte kur pashe veten ne faqe te pare te gazetave, te cilat shkruanin qe une merresha me prostitucion, pra, blija dhe shisja femra. Kjo me shume se sa mua personalisht, lendoi prinderit e mi. Publiku dhe njerezit duhet te kene parasysh qe kur thone dicka te mos mendojne per mua, sepse une vertet "nuk e caj koken", por te mendojne per prinderit e mi. Ata qe pesojne me shume nga keto te paverteta, jane nena ime (babane nuk e kam me, per fat te keq) dhe djali im, pasi une dhe Anila jemi mesuar tashme dhe nuk na bejne pershtypje. E perseris, qe te qenit njeri publik i ka keto disavantazhe dhe une mundohem sa me shume te pergatis edhe familjen time per keto gjera. Por ai ishte vertet nje moment shume i veshtire per mua. Une, qe kendoj kengen "I thuaj jo" e cila buronte vertet nga shpirti, te merrem me prostitucion!....Ishte nje absurditet dhe budallallek shume i madh.
- Ju me shume se kushdo tjeter keni patur mundesi te njihni nga afer femren shqiptare, duke qene se jeni marre edhe me spektakle bukurie. C'raporte keni me ate qe quhet "seksi i brishte"?
- Une punoj me Vera Grabocken dhe ajo eshte femer. Vec kesaj, nje pjese e madhe e stafit tone i perket ketij seksi dhe eshte kenaqesi e madhe te punosh me to. Me pelqejne shume femrat qe kane personalitet dhe qe kerkojne te bejne dicka te rendesishme ne jete. Sigurisht me pelqen kur jane edhe te brishta. Kete e shoh jo vetem te nusja ime, por edhe te Vera, qe pavaresisht nga forca e tyre, kane edhe brishtesine dhe fraxhilitetin e femres. Keto te dyja se bashku, e bejne nje femer shume te bukur. Vertet ti ke kenaqesi te shikosh te bukuren tek nje femer, por nese ajo nuk i ka keto virtyte, pas 24 oresh bukuria e jashtme venitet. Bukuria kalon me moshen, prandaj une femren e shikoj ne periudhen e kalimit te jetes se saj, ne faza te ndryshme. Eshte padyshim kenaqesi te punosh me ato femra qe kane vlere, eshte kenaqesi te jetosh me femra qe te japin dicka te rendesishme nga jeta e tyre. Gjithsesi, personaliteti mbetet gjeja me e rendesishme qe une shoh te nje femer.
- C'raporte keni me politiken dhe politikanet?
- Duke i pare si qenie njerezore, ashtu sic jemi ne te gjithe, pjesen me te madhe te tyre i kam miq. Respektoj zgjedhjen qe kane bere ne jete, por nuk i kam aspak zili per kete gje. Te besh politike, sidomos ne Shqiperi eshte shume e veshtire. Raportet e mia me plitikanet jane disi te terhequra. I kam miq, por evitoj diskutimet politike. Populli yne merret shume me politike, ndersa une gjithmone evitoj te flas per kete gje.
- Si e kaloni kohen e lire?
- Sa mire do te ishte te kisha kohe te lire!... Jam shume i ngarkuar dhe koha ime e lire eshte vetem kur iki diku me pushime se bashku me familjen. Gjate kesaj periudhe, me pelqen te merrem me aktivitete sportive: Palester, not, pingpong, volejboll apo disko, ku une kercej pa fund dhe gjithcka tjeter qe eshte ne sherbim te formes sime te mire fizike. Vec ketyre, me pelqen shume tenisi dhe me pelqen qe ne dimer te bej ski. Kur kam mundesi edhe lexoj nga pak. Libri i fundit qe lexova ishe ai i Rudina Xhunges qe me pelqeu shume, madje ia kam thene edhe asaj qe mund te ishte nje bestseller.
- Cilat jane pikat me te forta dhe me te dobeta te karakterit tuaj?
- Pikat me te forta te karakterit tim jane sinqeriteti, mirenjohja dhe edukata qe me ka dhene familja. Pika me e dobet eshte sensibiliteti. E quaj nje pike te dobet se jam vertet shume sensibel dhe nuk do te doja te isha kaq shume. Pike te dobet konsideroj edhe besimin e tepruar qe kam tek te tjeret. Dukem si natyre mosbesuese, por ne fakt besoj shume tek njerezit dhe per kete gje edhe zhgenjehem shume.
- A keni ndonje peng te mbetur nga vitet e shkuara?
- I vetmi peng qe une kam ne jete eshte qe nuk munda t'i realizoj babait tim nje vizite ne Itali. Ai e kishte enderr te vizitonte kete vend dhe une nuk e prisja qe te ikte kaq shpejt nga jeta. Ky eshte nje peng i madh qe per fat te keq do te me shoqeroje gjate gjithe jetes. Ndaj perpiqem te jem shume i kujdesshem me nenen dhe familjen time, miqte dhe dashamiresit e mi ne menyre qe te evitoj pengje te tjera ne jete.
__________________________________________________________________
AlbMuzika.Com