17 Prill 2006

Apollonia: Muri 2300 vjecar rrezikohet nga erozioni
Gerryejtja e vazhdueshme cenon pasurine kombetare

Apollonia
Pamje nga Apollonia


Nga Oliverta Lila - Gazeta Shqiptare

Muri i Tarracimit ne Apolloni, perjeton cdo dite gerryerjen e vazhdueshme. Kushtet atmosferike dhe me teper ujerat qe vijne nga kodra siper tij, kane bere qe gjysma e gureve nga te cilet eshte ndertuar te pesojne gerryerjen. Eshte nje proces qe ka nisur kohe me pare, por qe dy–tre vjetet e fundit po zhvillohet me ritme te pershpejtuara. Kjo lidhet me perberjen e ketyre gureve ndertues.

Deri tani nuk eshte ndermarre asnje studim. “Procesi ka disa kohe qe ka filluar, por ky demtim gjate dy- tre vjeteve te fundit ka avancuar me ritme te shpejta. Veme re qe ne gjysmen e gureve ndertues, edhe sot vazhdojne te bien copa pllakash, trashesia e te cilave arrin nga disa milimetra me e vogla, ne 1 centimeter e gjysme”, - shprehet Frederik Stamati, shef i Laboratorit te Konservimit, Restaurimit dhe Arkiometrise. Muri i Tarracimit eshte zbuluar ne vitet ‘30 nga arkeologu i njohur francez Leon Reji dhe i perket shekullit te III para Krishtit. Ky mur eshte ndertuar per te mbajtur zhvendosjen ose rreshqitjen e dherave te kodres ne maje te se ciles eshte ndertuar me vone shtepia e Rejit. Eshte nje mur rreth 50 metra i gjate dhe nga fundi i tij ka nje porte me qemer. Ne qofte se demtimet do te vazhdojne me keto ritme, do te jete e veshtire t'i rezistoje kohes me tere karakteristikat e ndertimit fillestar.

Muri i Apollonise
Rrenojat e murit te Apollonise


Demtimet

Shtresat e rena ne gati gjysmen e blloqeve te murit jane te dukshme. Ky eshte nje fenomen qe ndodh edhe ne vende te tjera dhe nuk mund te parandalohet teresisht, por jetegjatesia e qendrimit te tij mund te zgjatet me masa parandaluese. Kjo vjen nga perberja e gureve te perdorur ne ndertimin e murit. “Gjate kohes ne te jane bere disa nderhyrje restauruese per te rregulluar pozicionin e vendosjes se tyre, por po vihet re dukshem se siperfaqja e disa blloqeve po bie cope-cope”, - shprehet Stamati. E ne qofte se demtimi vazhdon me keto ritme, atehere kur te mbaroje se reni shtresa e siperme, do te preken te tjerat poshte saj.

Por demtimi i siperfaqes po shoqerohet edhe me zhdukjen e monogrameve qe ndodhen ne disa nga keta gure. “Me perpara ky mur ka pasur te hedhur nga pas disa gure ne menyre te crregullt qe kryenin drenazhimin. Me kalimin e kohes dheu e ka mbuluar dhe sot eshte e nevojshme qe te behet nje studim qe me pas te pasohet me germimin per te ngritur nje drenazhim qe do ta pengonte atakimin e shpeshte me ujin”, - shprehet Stamati.

Tempulli ne Apolloni
Apolloni: Tempulli


Perberja

Guret nga te cilet eshte ndertuar muri i Tarracimit jane shkembinj sendimentare te krijuar mijera vjet me pare nga depozitimet e rerave ne dete. Frederik Stamati shpjegon se keto shtresa qe kane krijuar gurin kane nje trashesi nga disa milimetra ne 1.5 centimetra. Nga shtypja e kohes jane lidhur me njera-tjetren dhe kane krijuar kete shkemb greci(shtuf).

Duke qene shume i latueshem, e kane shfrytezuar per ndertimin e murit. Demtimi i gjysmes se tyre shpjegohet me pozicionin e vendosjes ne mur. “Disa gure jane prere qe t'i kene shtresat horizontale me token dhe disa te tjera perpendikulare. Kristalet e kuarcit qe krijojne gurin grec lidhen me nje argjile, qe eshte shume i atakueshem nga uji dhe nen veprimin e tij nder vite peson transformim. Ky veprim eshte shume i ndjeshem ne shtresat e vendosura perpendikularisht”, - thekson Stamati. Duke qene ne kontakt te drejtperdrejte me kodren, ujerat prej saj e ushqejne vazhdimisht kete gur, duke bere qe atakimi me ujin te ndodhe ne nje kohe te gjate.


Kliko Reklamen - Dyqani Virtual tek AlbMuzika.Com

__________________________________________________________________________

AlbMuzika.Com