03 Maj 2006


Shuhet ne skene aktori i mirenjohur Aleko Prodani
Infarkt ne mes te shfaqjes

Aleko Prodani
Aleko Prodani 1942-2006

Nga Oliverta Lila
Gazeta Shqiptare

Jeta e tij eshte mbyllur aty ku ai jetoi pjesen me te madhe te saj. Aktori i njohur korcar, Aleko Prodani ka rene ne skene per te mos u ngritur me. Se bashku me aktoret e teatrit “Andon Zako Cajupi” te Korces eshte ngjitur ne premieren e komedise “Tre gra per nje burre” te Dario Fo-se. Me lojen e tij mjeshterore, deri ne gjysmen e shfaqjes i falte publikut te qeshuren per te vulosur hidherimin e tij. Nga ora 19.30 eshte rrezuar ne mes te skenes. Spektatoret e kane duartrokitur, si per te mbeshtetur edhe nje here “Artistin e merituar”. Te gjithe kane kujtuar se kjo ishte pjese e rolit te tij. Regjisori i pjeses, Adonis Filipi i kishte besuar rolin e bojaxhiut Aldo.

Ndersa kane pritur te ngrihej, ka qene britma e aktores Zamira Kita qe i ka vene te gjithe ne levizje. Shtylla e komedise dhe ketij teatri gjendej ne mes te skenes, aty ku eshte ngritur personaliteti i tij prej aktori. Behet e ditur se ambulanca ka mberritur menjehere, por fatkeqesisht nuk kane mundur te bejne asgje. Roli i tij i fundit do te perfundonte ketu, duke lene pas nje varg te madh rolesh te tjere. Kjo ka qene shakaja e hidhur e jetes se tij. Nje atak ne zemer e ka lene pergjithmone ne skene. Ishte planifikuar qe me kete shfaqje te ngjitej per nje jave ne teatrin e Korces, e me vone do te udhetonin ne Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002” ne Fier. Pikerisht ne kete festival ai eshte vleresuar vjet si “aktori me i mire”. Pas nje pune te madhe per kete premiere, ishte shprehur se me “Aldo bojaxhiun” do ta rrembenin perseri kete cmim. Por Aleko Prodani do te mbetet edhe si nje nga figurat e humorit te holle qe do t'i mungoje jo vetem skenes, por edhe ekranit te televizionit. “Borxhliu”, “Dy here mat” apo “Zevendesi i grave”, do te ngelen kujtime te figures se tij.

Aleko Prodani

Ai eshte nje nga themeluesit e Estrades se Korces, aty ku u formua personaliteti i tij artistik. Pas disa shfaqjeve ne estrade kaloi ne teater dhe u be nje nga shtyllat e teatrit te Korces sidomos ne planin e humorit. Nje njeri shume i apasionuar pas artit skenik, per te cilin ishte vleresuar me cmime te shumta. Aleko Prodani, prej gati 30 vjetesh gezonte titullin “Artist i Merituar”, nderkohe qe shijen e skenes e provoi rreth 40 vjet me pare. Nepermjet tij kane marre jete me shume se 200 role te ndryshem. Skena ka qene stacioni i fundit i jetes se tij ne moshen 64-vjecare, por jo ne kujtimin e atyre qe do ta kujtojne ikonen e humorit shqiptar.

________________________________________________________________________

AlbMuzika.Com