Për një tingull Shqiptar - For an Albanian sound

Historia - Si filloi projekti...

Albmuzika eshte projekti i pare qe filloi te perhape muziken dhe kulturen mbare-shqiptare nepermjet Internetit. Aktiviteti yne filloi ne vitin 1996 me iniciativen e Ralf Gjonit i cili ne ate kohe studionte per kompozicion dhe muzike klasike ne Angli. AlbMuzika.com vuri ne dispozicionin e vizitoreve nga e gjithe bota informacione te kompletuara rreth muzikes dhe artit mbare-Shqiptar, veshjet folklorike dhe traditat e te gjitha trevave Shqiptare. Faqja u frekuentua menjehere nga qindra mijera njerez te ndryshem qe kishin interes per muziken dhe artin shqiptar.

Duke pare kete interes, bordi drejtues ne Angli vendosi qe te hape radion e pare shqiptare ne internet, Radio Albmuziken. Ne ate kohe, lidhja e ngadalte e internetit nuk mundesonte tingull te paster dhe kohezgjatje keshtu qe Radio Albmuzika filloi te transmetonte rreth 15 minuta ne jave. Keto programe u bene aq te ndjekura saqe Albmuzika nderroi server dhe e dyfishoi kohezgjatjen e emisioneve audiofonike. Suksesi dhe rritja e numrit te degjuesve kane bere qe Radio Albmuzika te vazhdoje programet e saj per mese 7 vjet me radhe.

Tani, Radio Albmuzika ju ofron dy programe ne jave dhe ka zene vendin e saj ne mes radiove me te degjuara nga diaspora Shqiptare ne internet. Profesionalizmi i Florian Bezhanit nga Filadelfia dhe Ralf Gjonit nga Phoenixville kane bere qe Radio Albmuzika te vleresohet edhe nga faqe boterore si google.com



Qellimi yne eshte qe te ruajme shpirtin mbare-Shqiptar nepermjet kengeve, te rejave kulturore dhe humorit nga te gjitha trevat kombetare. Rreth 20,000 degjues nga e gjithe bota hyjne ne faqet tona cdo muaj per te degjuar emisionet radiofonike dhe per te frekuentuar faqet tona te pasura me informacione kulturore.

Pervec radios dhe informacioneve kulturore, Albmuzika ka prodhuar edhe dy albume muzikore qe mund t'i gjeni ne shitje tek dyqani yne virtual.

Albumi "MALL" permbledh kenge te kenduara nga Kozma Dushi, Gezim Cela e shume kengetare te tjere si dhe 4 kenge te kenduara nga e famshmja Elsa Lila. Ky eshte i vetmi album qe permban kenget e kenduara nga Lila dhe sjell tinguj te mrekullueshem nga krijimtaria ne vite e kompozitorit te mirenjohur Valentin Veizi. Klikoni ketu per ta blere kete album.

"Se Zoti nuk me la..." eshte albumi i pare qe kantautori Ralf Gjoni i sjell publikut Shqiptar. Ky album eshte nje shprehje muzikore e anes shpirterore te Gjonit dhe permban motive Shqiptare ne formen e muzikes pop. Klikoni ketu per ta blere kete album.

Albmuzika.com ju ve ne dispozicion dhe shume albume te tjera tek dyqani yne virtual. Porosisni muziken tuaj te preferuar nga vendlindja dhe ne te njejten kohe ndihmoni projektin tone qe eshte 100% ne sherbimin e komunitetit mbare-Shqiptar ne bote. Ndihma juaj mundeson vazhdimesine tone.

Ju urojme nje vizite te kendeshme ne faqet tona dhe ju mirepresim tek Radio Albmuzika.