20 Shkurt 2006
Oven Pearson boton librin e dytë të tre vëllimshit " Albania in the Twentieth Century: A histori" , me nën-titull "Albania in Occupation and War"
Botuar nga "Qëndra për Studime Shqiptare" Londër,
"The Centre for Albanian Studies" në bashkëpunim me IB Tauris Publishers

Albania in Occupation and War - Libra ne Shitje tek LSE
Nga Alban Bytyqi
Traditës së organizimeve akademike që studentët Shqiptarë në Londër kanë krijuar tashmë, i është shtuar edhe kontributi i tyre i rradhës për promovimin e vëllimit të dytë të librit, Albania in the Twentieth Century: A History, me nën-titull: Albania In Occupation and War", nga Oven Pearson. Me 17 - Shkurt – 2006, në praninë e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, zotit Kastriot Robo, historianit të mirënjohur Noel Malcolm, (autor i shumë teksteve historikë si Kosova: Një History e Shkurtër, ) si dhe shumë përsonaliteteve të tjera në jetën publike të Britanisë së Madhe, e dhjetra e dhjetra studentë të fakulteteve të ndryshme të shquara të universiteteve të Londrës, në sallën Hong Kong të Shkollës së mirënjohur Londineze LSE, (London School of Echonomich) u promovua libri, të cilin në kapertinën e mbrapme të tij, Noel Malcolm e përshkruan si "Një arritje e jashtëzakonshme e autorit Overn Pearson". Në fakt kjo arritje, siç shprehet vetë autori me fjalët e tija modeste, është një punë "disa vjeçare". Modestinë e Overn Pearsonit, rreth kësaj pune të pashoqme e voluminoze, e zbulon Zoti Bejtullah Destani, i cili është drejtori i Qëndrës për Studime Shqiptare në Londër, kur thotë që "Vëllimet janë fryti i një punë 60 vjeçare; pothuajse e gjithë e jeta e autorit" tashmë 87 vjeçar.
Në vëllimin e parë, Qëndra për Studime Shqiptare që është njëkohësisht intitucioni bashkbotues i këtij thesari akademik, thotë që "Risia e veçuar në këtë libër është fakti që përmbledhja dhe shkrimi i tij ka zgjatur që nga fëmijëria e autorit. Ndërkohë gjatë një përshkrimi të shkurtër që i bëri librit jali i ish-sekretarit të parë të delegacionit të Shqipërisë pranë Lidhjes së Kombeve në Gjenevë Dervish Dumës, Aleksander Duma i cili aktualisht është kryetary i shoqatës Alnglo-Shqiptare, "Anglo-Albanian Association" komiteti i së cilës është krijuar në vitin 1912, tha se "ky libër është një burim i pa shterrshëm dhe padyshim që ka informacione të bollëshme për të gjithë njerëzit e interesuar për periudhën gjatë luftës së dytë Botërore të historisë së Shqiptarëve.

Gjate prezantimit te librit ne LSE
Jason Tomes, Autori i King Zog: Self Made Monarch of Albania , në komentin që shkruan në mbështjelljen e vëllimit të parë, thotë që "Oven Pearson ka sjellë me të vërtetë një informacion të bollshëm historik, për të cilin dikur historianëve ju duhej që të kërkonin pafundëshmërisht nëpër gazetat e vjetra të kohëve në kërkim-fjalë" që të arrinin në konclusione sa më të sakta historike. E në të vërtetë ja vlen vetëm ti hedhësh një sy listës tematike në fundin e secilit volumë (siç quhet në Anglisht "index") dhe të shohësh që libri rradhitë ndër shumllojshmërinë e qindra temave të tjera si p.sh:
"Agrarian Reform1914, ... Ambasaddors Conference, of London 1912, ... of Paris 1921, ... Berat Congress of 1922, Blood Feud 1908...," që do të thotë (Gjakmarrja), "Government of Autonomos Apirus 1914, ... French Occupation of Southern Albanian 1918," (Pushtimi Francez i Shqipërisë së Jugut 1918), "Gerçë Memorandum1911, ... Islam, Kanuni i Lekë Dukagjinit, Kapështicë Protocol 1920, ... Kosovë, Vilayet of Turkish Empire 1908 , ... London Secret Treaty 1915, ... Prime Ministers: Ismail Qemal Bey Vlora, ... Vlachs 1930, Titoni-Venizelos Accord 1919, ..."
që ma do mendja që jo vetëm shumica e shqiptarëve nuk kanë dëgjuar për to, por shumica e "historianëve të shqiptarëve kanë harruar ti përmbledhin në punimet e tyre" historike. Këto volume janë kaq të vlefshme dhe të doemosdoshmërisht të nevojshme, jo vetëm për të huajt që duan të lexojnë diçka për Shqiptarët si një komb i harruar apo për Shqipërinë si "Një vënd, një sy larg Italisë, për të cilin dinë pothuajse më pak se për viset Indigjene tashmë të shuara në zemrën e ShBA'së", por edhe për vetë shqiptarët, qofshin ata historianë, drejtorë librarishë e kërkimesh shkencore apo thjeshtë studentë, sepse do të kenë mundësi të mësojnë më shum për vendin dhe kombin tyre.
Vëllimet janë botuar falë këmbënguljes dhe punës së palodhëshme të, atij çfarë Noel Malcolm e ka përshkruar si "One man industry", industri një-përsonëshe, drejtorit të Qendrës për Studime Shqiptare në Londër Bejtullah Destani. Duke përfunduar, në emër të ketij institucione që përbehet nga një person i vetëm, dhe për hirë të edukimit të brezave të ri shqiptarë e të huaj, kërkoni që këto volume të vendosen në raftet e bibliotekave që ju drejtoni apo frekuentoni. Kjo është mënyra më e mirë jo vetëm për të përsëritur fjalët që autori Oven Pearson Shkruante si rreshta të autografeve që lëshonte, "Rroftë Shqipëria" por edhe Rroftë Shqiptaria.
________________________________________________________________________
AlbMuzika.Com